top of page

AMANET TIM BIRI


Vladimir Muça

Biri im, Tani që u bëre zot i vetes Shko në ish fabrikë!... Shih në themelet e sajë Qeshjen e gjyshit tënd. Nga gurët e themelëve Një dorë do zgjatet Si mistri e artë; Besomë bir, Do jeshë fatbardhë.

Zëri i gjyshit do zgafëllejë qiejt, Zogjt e shpresave Fluturimin do marrin Nga kthetrat shpëtuar. Besomë, Besomë bir!... Në ato themele Prehet një jetë e amëshuar.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page