top of page

Ali Koka...


Ali Koka


MBI GJENDJEN NË SHQIPËRI, KONTRADITAT E PARTIVE DHE PËRGATITJA E ARDHJES SË ZOGUT NË FUQI

Ne anëtarët e Partisë Demokrat Nacionale nuk do të lejojmë kurrë që të përhapet sëmundja e bolshevizmit në Shqipëri sepse një gjë e tillë për Shqipërinë është një katastrofë.


16 dhjetor 1924

Në Tiranë kam bizetuar shumë here me ministra dhe me kryetare te ndryshem të partive politike me oficera dhe persona të tjerë me rëndësi. Në Tiranë ministrant politikanët dhe oficerat autoritetet dhe nëpunësit gjithnjë merren me propogandën për zgjedhjet e afërme.

Unë mund të them se asnjeri nga zotrinjtë për shkak të zgjedhjeve nuk gjen kurrë kohë për të menduar për përmirësimin e gjendjes në Shqipëri më në fund mund të thuhet se këta zotrinj janë dehur nga politika elektorale për interest personale të tyre.

Të gjith ministrant vazhdojnë të jenë kundër njeri tjetrit si macja me miun në një mosmarrëveshje të madhe dhe në antagonizëm. Të gjithë autoritetet dhe nëpunësit janë ndarë në tre parti: Radikale, Nacionaliste dhe Ahmediste. Kjo mosmarrëveshje dhe anarki në provincë asht edhe më e madhe. Me të vertëte situate e tanishme në Shqipëri është shumë e vajtueshme fatkeqësisht është e vërtetë se të gjithë këta politikanë mendojnë gjithnjë për sukseset personale të tyre dhe Shqipëria e vogël dhe e varfër vazhdon të jetë një viktimë e tyre.

Noli ka përsëritur dhe ka thënë se intrigat e opozitës Demokrat – Nacionale dhe partizanëve të Zogut dhe sjelljet e oficerave nuk e lejojnë atë për të rregulluar Shqipërinë. Ai ankohej kundër shokëve të tij ministra si p.sh. kundër Sulejman Delvinës dhe Qafëzezit.

Më në fund për shkak të zgjedhjeve antagonizmi midis ministrive dhe midis krerëve dhe partizanëve të partive politike shtohet gjithnjë.

Oficerat sidomos oficerat e mëdhenj nëpërgjithësi përkrahin Partinë Demokrat – Nacionale dhe pa dyshim oficerat janë e vetmja mbështetje e kësaj partie politike.

Propoganda e Demokrat –Nacionales është më e fortë dhe më aktive… Ka mundësi që Partia Demokrat Nacionale të ketë shumicën në zgjedhje për shkak të përkrahjes së oficerëve.

Në gjithë Shqipërinë autoritetet ushtarake dhe gjindarmëria favorizojnë Partinë Demokrat Nacionale.

Dhe autoritete civile me përjashtim të disa prefektëve p. sh. Durrësi, Shkodra, Gjirokastra, Berati dhe nënprefektët Shijak, Kavajë Tiranë e Krujë nëpërgjithësi favorizojnë Partinë Demokrat Nacionale.

Autoritetet civile sidomos tani ndodhen nën influencën dhe nën kërcënime direkte nga ana e autoritetev ushtarake dhe gjindarmërisë.

Po lëvizjet e fundit dhe aktiviteti i Zogut në Shkodër, Lumë, Krumë dhe Elbasan e kanë trubulluar opinjonin dhe situatën e kabinetit Noli dhe pa përjashtim të gjithë krerët e dy partive politike.

Por është e çudiçme se krerët e dy partive politike dhe oficerët e Klikës dhe bile gjithë anëtarët e kabinetit Noli janë kundër Zogut dhe si pasojë në vend që të jenë dakort dhe të marrin masa të rrepta kundër lëvizjeve të Zogut përkundrazi ambicjet e tyre politike personale i pengojnë të bashkohen kundër një rreziku të tillë.

Shefi i Partisë Demokrat Nacionale Sejfi Vllamasi në konfidencë më tha: “Sipas raporteve të Ministrit të Luftës dhe të Komandantit të Gjindarmërisë e të prefekturave Shkodër, Kosovë, Dibër, Elbasan e Korçë forcat aktuale të Zogut janë 2400 vetë të paguar dhe të armatosur mirë dhe në qoftë se Zogu do të ketë mjaft të holla do t’i shtojë forcat e tija”.

Zogu tani ndodhet në Dibër të Jugosllavisë dhe merret me përgatitjen e forcave për të vazhduar sulmet kundër qeverisë aktuale. Forcat më të mëdhaja të Zogut ndodhen në anën e Podgoricës, Koplikut, Lumës, Kosovës, Dibrës dhe Elbasanit. Sipas raporteve relative Zogu don të sulmojë në një ditë në tri katër anët e sidomos kundër Shkodrës, Kosovës, Dibrës dhe Elbasanit, por forcat qeveritare janë më të shumta dhe më të forta, janë afro 5000 ushtarë, bashkë me rezerva dhe vullnetarë, në Kosovë dhe Lumë tani gjenden 1000 ushtarë dhe 300 vullnetarë të Bajram Currit, në prefekturën e Dibrës 700 ushtarë dhe 250 rezervistë dhe vullnetarë, në Elbasan 600 ushtarë dhe nga Korça do të mbrinë në Elbasan 500 rezervistë , në rrethin e Shkodrës dhe të Koplikut ndodhen 1500 ushtarë rezervistë dhe vullnetarë .

Është e vërtetë se në ditët e fundit nga Shkodra dhe nga Malësitë dita me ditë jnë arratisur shumë partizanë të Zogut dhe kanë shkuar në Podgoricë sepse Zogu u paguan shumë mirë me të hollat e Jugosllavisë, por me që forcat e qeverisë janë më të shumta dhe më të disiplinuara është zor që Zogu të ketë sukses, por mjerisht me Nolin, Gurakuqin dhe Koculin e poshtër dhe të korruptuar është e pa mundur të mbahet rendi e qi të mbahet qetësia në vend, sepse, të them me fjalën e nderit se ata janë antipatriotë dhe njerës të pa aftë. Tani që e panë rrezikun nga ana e Zogut, Noli dhe shokët e tij i kanë hapur sytë e verbëra të tyre dhe tani kanë vendosur të dërgojnë në Itali kapiten Stamatin për të blerë municione dhe armë.

Unë dhe shokët e mi civila dhe ushtarakë se partia jonë do të fitojë në zgjedhje dhe do të formojmë një qeveri solide dhe të ndershme. Lutemi të keni mirësinë t’i thoni nga ana ime zotit Eres se qeveia e ardhëshme Demokrat Nacionale, që do të formojmë neve do të dëshërojë të jetë në relacione shumë të mira dhe mike e Anglisë dhe politika e jonë kundrejt Anglisë nuk do te jetë si politika e Zogut që bazohej mbi gënjeshtëra.

Edhe me Greqinë neve jemi gati për të lrijuar marrëdhënie shumë të mira edhe me Italinë ne dëshërojmë të jemi të marrëdhënie të mira.

Unë e siguroj me fjalën e nderit zotni Eres se Kostandin Boshnjaku nuk ka asnjë lidhje me bolshevikët e se në Shqipëri axhentat më me rëndësi dhe më të famshëm të bolshevikëve dhe komunista janë: Hasan Prishtina, Zija Dibra, Mustafa Kruja dhe Bajran Curri të cilët janë të paguar nga sovjetikët dhe nga Federata Komunistë në Vjenë.

Ne anëtarët e Partisë Demokrat Nacionale nuk do të lejojmë kurrë që të përhapet sëmundja e bolshevizmit në Shqipëri sepse një gjë e tillë për Shqipërinë është një katastrofë.

K. Boshnjaku është një patriot i mirë dhe ka si parim të mbrojë fshatarët e varfër të Shqipërisë, por JO kurrë bolshevizmin.

Një e treta e popullsisë së Tiranës që ka qenë pothuaj gjithnjë kundër Zogut tani së fundi duke parë se kabineti Nolit nuk ec dhe nuk punon mirë anon nga Zogu dhe pjesërisht nga Partia Demokrat Nacionale sidomos me që çështja e kryeqytetit për popullin e Tiranës është një çështje vitale, si pasojë populli i Tiranës në zgjedhjet e përgjithëshme do të jetë në favor të Partisë Demokrat Nacionale.

Krerët e partizanë të Ahmet Zogut kolonel Ramis Dibra dhe Dervish Hima kanë besim se Zogu do të ketë sukses dhe sipas mëndjes tyre Zogu do të sulmojë kundër Tiranës në fillim të zgjedhjeve duke përfituar dhe nga antagonizmi që do të shkakëtohet në popull dhe në partitë politike në kohën e zgjedhjeve.

Pardje (14. 12. 1924) në Tiranë në një takim që pata dhe unë dhe Dervish Hima me Atasheun ushtarak të Jugosllavisë , ky i fundit më tha se Zogu do të sulmojë pasi të fillojnë zgjedhjet.

Shumë ministra me qëllim të propagandës elektorale janë larguar nga Tiranë dhe kanë vajtur në krahina të ndryshme ku dhe dëfrejnë nga pak! Ministrat e tjerë që ndodhen tani në Tiranë nuk rrijnë pa plotësuar qejfet e tyre! Kështu që nuk është çudi qi një ditë kabineti i Nolit të gjendet përpara një fetakombli dhe përpara një spektakli të tmerrshëm si paleologun në Stamboll! Atëhere kur Sulltani hynte në qytet dhe marshonte drejt pallatit imperial, bizantinët akoma ziheshin midis tyre për punë të kolltuqeve.


* * *

Ali Koka, lindi më 1897, në Batër të Vogël, Burrel. Ka qenë nëpunës i lartë. Në vitin 1924 zv/prefekt në Durrës. Telegramin që i vjen nga Vlona për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Avni Rustemit, ia përcjell Ministrisë së Brendshme, duke dëshmuar besnikëri ndaj qeveisë.

Relacion i Ali Kokës drejtuar legatës angleze “Mbi gjendjen në Shqipëri, kontraditat e partive dhe përgatitja e ardhjes së Zogut në fuqi”. gjendet në Arkivin Qëndror të Shtetit i përkthyer shqip me shkurtime, i datilografuar.

Më 13 prill 1947, me vendim nr. 171, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi Ali Koken "për krime kundër shtetit", me 2 vjet burg.

Lidhur me atë lëvizje që ndodhi në Shqipëri në maj - qershor 1924 dhe që pati si shkak vrasjen e Avni Rustemit ka patur mendime të ndryshme.

Në botimin e fundit të Akademisë Studimeve Albanologjike, Institutit të Historisë “Historia e Shqiptarëve gjatë shekullit XX”, Vëllimi II, Tiranë 219, faqe 289 – 300, ajo është përcaktuar me emrin e vërtetë: kryengritje e armatosur antiqeveritare.


Përgatiti ENVER MEMISHAJ

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page