top of page

Aleko Likaj: MURRO MYZEQARI



Ka ndodhur ne myzeqe. Aty ne krahun e majte te rruges qe te çon ne Fier. Ne fushat e hapura te Savres. Ne ate kohe kishte aty edhe mjaft familje te internuarish, qe rropateshin gjithe diten fushave te paana, si ne nje shkretire qe te djeg e te privon nga shume gjera njerezore. Mes vjeshte, kur fillojne dhe zbresin errerat e ftohta qe vijne nga masivet pertej, dhe kur pemet leshojne frytin, si lehona qe nuk u gjendet dot asnje maternitet, nje qen pa zot, dhe i palidhur, ecte fushave per te kerkuar haje.Diku ne cep te rruges, nje peme e vetmuar mbante te varur trastat e bukes se nje grupi te rrinjsh, qe i kishin sjelle "vullnetarisht" nga qyteti ne ferme. Ky qen i murme, qe prej tre a kater ditesh kishte mundur qe te gjente ushqimin e perditshem, poshte ne hijen e asaj peme, kishte marre buzen e kanalit per tu fshehur pas disa kallamishtave, ndersa nxitonte qe prej strofkes se tij, e cila duhej te ishte , diku , ne ndonje barange llamarine te dale boje , andej nga kryqezimin midis Beratit, Lushnjes dhe Fierit. Sapo doli ne fushen e hapur, ra menjehere ne sy te puntoreve qe ishin aty perreth, dhe qe e ruanin qe nga mengjezi, grabitesin e ushqimit te tyre. Kete prisnin ata. Me shata dhe lopata, cfurk, e vune pas pemes se trashe, dhe te vetme aty. Kafshes se gjore nuk i mbetej veçse te dorezohej para asaj egersie njerezore, e cila e kishte ndare mendjen kesaj here, qe jo vetem te mos e falte, por edhe ta linçonte.

Ashtu bene. Bjere dhe fut, me veglat e punes.

            -Shpirtin t’i a marrim ketij qeni, qe na ka lene pa dreke disa dite rresht, -tha me i riu i grupit.

             Atje tej qeni kuis sa te kepuste shpirtin. Kur u duk se u ngopen, dhe e nxorren ne nje fare menyre dufin, njerit prej tyre, nje shkurtabiq, e pak i fryre ne fytyre, propozoi, qe se fundi ti benin edhe nje gjyq kafshes. Edhe te tjeret ishin te nje mendje. Ishte sezon gjyqesh ne ate kohe. Radioja jepte çdo dite nje gjyq “tradhtaresh te Atdheut”, ku kreu i grupit ishte vete admirali i flotes. Pse te mos ndeshkohej edhe ky qen grabites ushqimesh?. Menjehere u ngrit edhe grupi.

              -I pandehuri, Murro Myzeqari, akuzohesh se ke ngrene dhe grabitur ushqimin tone per disa dite rresht – tha puntori - gjykates, nje njezetepese vjeçar,kuqalash dhe me preka ne fytyre. – dhe per kete kemi deshmitare, stomaqet tona bosh.

              -Ne kete rast, shoke te trupit gjykues, kemi te bejme vertete me nje rast sabotimi, dhe nje pune armiqsore nga i akuzuari ne fjale, pasi me grabitjen e tij, ai kerkoi qe te ule rendimentin ne pune, dhe si rrezultat, te mos plotesohen as edhe normat ne brigaden tone. Kjo i ka sjelle nje humbje shtetit keto dite – tha puntori qe kishte marre persiper detyren e prokurorit, nje djale me i rritur se gjykatesi, me floket qe i rrezoheshin mbi balle, alergjik, qe here pas here teshtinte ne ate mjedis gjykimi.

             - Po avokati, çdo te na thote?- pyeti puntori – gjykates, duke kthyer koken nga shoket e tjere te grupit qe e kishin rrethuar kafshen e gjore.

             -Ç’ te te te thom une i gjori, a xheba-a. Tashtithi, ky qen, nuk eshte se nuk e ka bere grabitjen. Por une thom, se nuk duhet qe te vjasemi. Ti japim nje denim. Te lehte. Boll e ka kete dajak qe i dhame. Po ta perseris, eh, ketu jemi. Ça te thote Kiu më, ere-e. - Djaloshi qe u be menjehere avokat, dukej ne fytyre i zverdhur dhe i trembur njekohesisht. Dy jave me pare, kishte ardhur nga nje fshat i larget i Karavastase, ne ferme. I pa ushqyer mire dhe i heshtur ne shoqerine e atyre diteve.

              -Ore-e, Do te jepni denimin ju , a po si e keni hallin. Mezi po e mbaj kete virane kafsh. Murron do te thosha;- nxitoi puntori qe e kishte gozhduar kafshen e gjore pas pemes me nje sfurk, dhe qe bente detyren e policit ne kete proçes gjyqsor

               Puntori – gjykates, u hodhi nje veshtrim qe te gjithe te pranishmeve ne ate proçes gjyqesor, ndaj grabitesit te bukes, sikur donte qe te merrte aprovimin. Pas pak, u kollit duke vene grushtin para gojes se thare, e tha

                 -Mire at’here, meqenese nuk ka gje tjeter per te shtuar, po e fillojme nga prokurori. Ç’fare kerkon ti shoku prokuror,

                -Une e thashe rrezikshmerine shoqerore te ketij qeni grabites. Kerkoj denim me varje, ja ketu ne kete peme. Dhe tani, ne pranine e te gjithe te demtuarve. –tha puntori – prokuror, i cili nuk i a ndante syte kafshes.

                -Po ti avokat?

               - I ziu qen, Ça te thom une i gjori. Sikur e keni te larte ate vendim. Uleni pak kandarin. Thashe edhe qepari. Boll e ka kete dajak qe i dhame. Qen eshte ere-e-e-e.

               -Sipas rregullit dhe procedurave gjyqsore ne kete rast, duhet qe te pyetet edhe vete qeni qe eshte i akuzuar i ketij procesi.- tha puntori - gjykates.

              -Po ku flet , ky ere-e-e – tha puntori polic.- Mos e qiellni, po thom. Merrni vendimin

               Ashtu u be. Gjykatesi pa u larguar, sipas rregullit per te marre dhe gjykuar vendimin, e tha aty, menjehere, duke lene ne fuqi kerkesen e prokurorit. Pastaj dy puntore te tjere shkuan ne ndihme te puntorit – polic, dhe i lidhen nje tel ne qafe kafshes, e pastaj e varren ne degen e pemes. Te pranishmit qendruan aty deri sa qeni dha shpirt. Prokurori do te qendronte i fundit, se qofte larg, Murro Myzeqari, nuk mbyllte syte per te ikur nga kjo bote, ai duhej qe ta gjente nje menyre per ta derguar sa me shpejt ne boten tjeter. Ky ishte nje ligj i shkruar per te gjithe ekzekuyimet e kohes…

             Kjo histori nuk do te ishte marre vesh, mbase, po te mos kishte kaluar dy ore me vone aty, vete shefi i deges se Lushnjes, i cili vinte nga nje dreke e majme, qe kishte ngrene ne kthesen e Kolonjes, se bashku me drejtues te pushtetit lokal aty. Hodhi syte nga dritarje e hapur e xhipsit, nje gaz i vjeter rus, dhe dalloi trupin e Murros qe e lekundete era ne peme. I tha shoferit qe te ndalonte, dhe shkoi vete tek vendi i ngjarjes.

              -Eshte masaker – u tha vartesve qe e shoqeronin ne ate makine rrangalle.

           Kaq u desh. Pastaj sigurimsat e zbuluan komplet grupin qe gjykoi qenin, dhe i vune ne pranga qe te gjithe. Kater muaj me vone i nxorren ne gjyq. Kete here , ky ishte gjyq per vete puntoret qe kishin guxuar, dhe imituar gjithe procedurat e denimit, qe realizoheshin nga organet e diktatures.

              I degjuan ne nje salle te vogel ndermarrje. Dhe ne fund, u erdhi rradha qe te degjojne dhe ata pretencen e tyre.

    Prokurori propozoi:

             Per puntorin - gjykates; e para, nuk ka pasur te drejten qe te marre nje vendim te tille, pasi ai vete nuk ka nje mandat nga populli, qofte edhe nga bota e kafsheve, per te vendosur mbi fatin e tyre. Eshte nje institucion ne ere, dhe i pa bazuar ne ligj. E dyta; nuk ka zbatuar krejtesisht normat ligjore, pasi vendimin e tij e ka marre, pa degjuar edhe vete fjalen e te akuzuarit. Kjo konsiderohet si nje shkelje e rende proçedoriale dhe ligjore. E treta... ka dhene nje vendim qe nuk duhej te shkonte deri ne agjesimin e plote te kafshes. E katerta...S’ka qene human duke deformuar ligjet tona, qe ka lene ne fuqi , propozimin e ardhur nga prokurori.Shteti yne socialis e sheh si primare jeten e nje qytetari te thjeshte...qofte ,edhe kafshe. Shoku Stalin, ka thene; “Njeriu eshte pasuria me e çmuar ne bote... “

             Per prokurorin e çeshjes, “Murro Myzeqari”., ashtu si edhe gjykatesi qe nuk ka asnje e mandat, doja qe te shtoja, se, nuk ka qene i zoti qe te mbroje ligjet, qe vete shteti i ka vene per zbatim. Ka bere interpretime jo te bazuara, por edhe ka kerkuar nje vendim, qe nuk duhej te shkonte deri ne agjesimin e plote te kafshes. ...Pastaj, i gjithe ky proces, eshte organizuar prane vendit ku jetojne dhe punojne te internuarit. Klasat e permbysura, desha te thoja. Per kete pergjegjesi direkte mban vete i ngarkuari si prokuror, pasi ka karakter politik

              Prokurori, tani e kishte me vete avokatin, te cilit i kujtoi se rridhte nga nje familje me qendrim shume te mire politik, dhe se shteti, e kishte ndihmuar per ta çuar ne ferme.

   Per kete kerkoi ;

            « Avokati nuk ka mundur qe te jete ne lartesine e figures se tij. Nuk e ka mbrojtur kafshen e gjore, qe ne kete rast konkret, ajo nuk ka goje qe te flase, dhe te shpjegoje egzaktesisht rrethanat e çeshtjes ne ngarkim te saj. Ai duhet qe te kembngulte, qe te mos realizohej kjo veper makaber, e mizore, se ne rradhe te pare, do te ruante vete vlerat e ligjshmerise sone socialiste. Ne se e ndjente vehten te pa afte per te realizuar mbrojtjen ndaj viktimes, Murro Myzeqari, te dorehiqej menjehere. Per kete nuk e beri, pasi eshte i infektuar tashme nga mbeturinat e ideologjise borgjeze.

            Puntori polic se bashku me dy xhelatet e tjere qe kane realizuar vendimin duke e torturuar kafshen e gjore, i konsideroj armiq te rrezikshem te shoqerise sone. Kriminele te rregjur ordinere, qe kane treguar kafsheri, me nje kafshe krejtesisht te pambrojtur.

             Prokurori pas nje ore e ca, ndersa fliste duke fshire djerset me shami , ndersa jashte binte nje shi qe po e permbyste qytetin, propozoi per trupin gjykues, te te akuzuarit Murro, keto denime. 7 vite burg per gjykatesin e procesit, dhe 6 vite te tilla per prokurorin. Ndersa per avokatin, plot 11 vjet. Me denime te larta rezultuan edhe realizuesit e vendimit gjyqsor, te marre ne fushen e Savres, policit dhe dy xhelatet qe e ekzekutuan Murro Myzeqarin, nga 13 vjet dhe 12 vjet.

              Pas dite, trupi gjyqsor u terhoq qe te jepte vendimin, te cilin, do ta shpallte ate, diten e neserme, ne mengjez, ora 9.00.

              Edhe kete here, kryetari i trupit gjykues, nuk levizi asnje presje nga propozimi i prokurorit.

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page