top of page

Albina Shehetila: Në Vlorë u promovua libri poetik “Çelësat e viteve që rrodhën” i Andi Meçajt

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Albina Shehetila: Në Vlorë u promovua libri poetik “Çelësat e viteve që rrodhën” i Andi Meçajt

 

VLORË – Në sallën e Galerisë së Arteve në Vlorë, mes ngjyrave, dritës dhe hijeshisë së pikturave të poetit dhe piktorit Andi Meçaj, u zhvillua sot një takim i veçantë kushtuar promovimit të librit të tij më të ri me poezi, “Çelësat e viteve që rrodhën”.

Veprimtaria mblodhi miq, kolegë, krijues dhe dashamirës të artit, të cilët ndanë vlerësime për krijimtarinë e autorit dhe kontributin e tij në jetën kulturore. Në diskutimet e mbajtura u theksua se Andi Meçaj është një artist që e shpreh ndjeshmërinë njerëzore përmes disa formave të artit, duke sjellë tek lexuesi dhe publiku emocione të sinqerta përmes poezisë, pikturës dhe komunikimit të tij njerëzor.


Libri “Çelësat e viteve që rrodhën” u vlerësua si një dëshmi e përjetimeve, reflektimeve dhe kujtesës poetike, ku autori ndërthur përvojën jetësore me gjuhën artistike. Të pranishmit evidentuan gjithashtu dashamirësinë dhe respektin që Meçaj ka ndërtuar ndër vite me miqtë, poetët dhe artistët, duke krijuar ura të qëndrueshme komunikimi dhe mirëkuptimi.

Në përfundim të aktivitetit, urimet për autorin ishin të shumta, me dëshirën që vlerësimi i merituar, respekti i kolegëve dhe dashuria e lexuesve ta shoqërojnë gjithmonë në rrugëtimin e tij krijues, të ndërtuar me talent, përkushtim dhe punë të palodhur.

Urime Andi Meçaj për këtë vepër të re dhe për kontributin e vyer në artin dhe letërsinë shqiptare.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page