top of page

Albert HABAZAJ: PERLA 9 VJEÇE

  • Jul 4, 2025
  • 1 min read


Nga gjyshi Albert HABAZAJ


3 korriku - ç’ ditë e bukur

Festë për ne me ngjyra mjalti,

Thellë në shpirt na është futur

Si dita bujare e fatit.


    Perla jonë, siç ka emrin

Na ka falur mirësi,

Me ne lulet ëmbël qeshin

Fale, fale Perëndi!


Çdo ditë rritet mbesa ime

Porsi gonxhja në të gdhirë,

Fluturon në ëndërrime

Botën ta bëjë më të mirë.

                                                

Fluturon si shpend me ëndrra

Në hapësirën e kaltër,

Librat shumë ia ka ënda           

Perla shkon në klasë të katërt.


Kupton e mëson më shumë,

Nga librat te biblioteka,

Kur lexon s’do aspak zhurmë

E kujtojmë ne kur vjen dreka...


Po ju s’dini tjetër gjë

   Këtë verë mësoi shahun,

 Loz me gjyshin pa bërë zë

   Sa e sa herë më ka rrahur...


Pret 9 - vjetorin e lindjes

Më e lumtur, më e matur...,

Dhe në gjirin e familjes

Është kampione e shahut.


    Edhe Ami shkon pas saj

    Si një ëmbëlsirë e vogël,

    Çamarroke  - skaj më skaj

    Lum si ajo kë ka motër!


Do të lozë shah dhe ajo

Sa herë lojën na ka prishur,

Dhe kërkon me domosdo

I duket vetja e rritur...


    Kështu vjen datëlindja e Perlës

    Mbushur plot me bukurira,

    Floriri në prag të derës

    Ëmbëlsirë mbi ëmbëlsira...

Vlorë; e enjte, 3 Korrik 2025

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page