top of page

Albert Habazaj: Ditëlindja ime


Ditëlindja ime

- 64 apo 46?! -

Albert Habazaj

20 Marsi është datëlindja ime

Që nisi si ditë e rëndomtë pranverore,

Por, Universi i Mirësisë me urime

Më merr në fluturime princore.


Për mua, nuk është vetëm mosha

Që më bën të shpërfillshëm ndaj vetes,

Shpirtit me nipër e mbesa i mbushet shporta

E këto festa sikur më veniten e treten.


Pastaj, njeriu sado i fortë që të duket

Është në çaste të tilla qenie e brishtë,

Përkëdhelja e prindit me fjalë nuk thuhet

Kur mungon, s'ka gjë më të trishtë...


Melankoli, mërzitje, mallëngjim

Hedh krahëve me pelerinën e moshës,

Kur vijnë mbesat e nipi me gëzim

Kam tortën më të ëmbël të botës.


Dhe i flak tutje pezmatimet

Si veten më bëjnë zogjtë e pranverës sot,

Shkallëve të bardha të jetës ngjitem

Dhe zemrën e bëj fole për zogjtë.


Po miqtë e mirë si bredha me frymë,

Si me magji ma hoqën tisin gri,

Dinjitetit të tyre u puth synë

Vijoj Udhëtimin krah tyre përsëri.


Bilbila të fjalës dhe këngës si ata

Janë thesar dhe fat që i kam si yje,

Shporta e shpirtit fjalët e mëdha

S'i mban dot, se ka urimet e tyre.


Po më skuq faqen Piro Bregaj 

Tek më nis ato fjalë me shtatë drita,

Po Hiqmet Mehmetaj  për lirikat strategu

Po flamuri në furtunë Kristo Çipa ?!


Sa shumë lule çelën urimet e tyre

Po ashtu dhe një turbullim të ëmbël,

Sa shumë u mbush shporta me yje

Në datëlindjen time, si një ëndërr.

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page