top of page

AKUMULIMI FILLESTAR...


PJESË NGA STUDIMI :

"AKUMULIMI FILLESTAR DHE KRIJIMI I

KAPITALIT"

1).- Pronari dhe fuqia punëtore janë të përbashkët në krijimin e kapitalit.

Flitet për këta dy komponentë që janë frymorë, sigurisht në proçeset e çdo krijim kapitali marrin pjesë edhe jo frymorët, dmth lënda e parë, materialet kryesore, ndihmëse, energjia elektrike, transporti etj. Ndërsa pronari është primari në interesimin e krijimit të kapitalit, i cili në bashkëpunim me fuqinë punëtore vënë në lëvizje pjesën tjetër, jo frymore. Frymorët kanë synime në bashkëpunim, ndaj kërkohet të vendosen raporte disi të drejta edhe në shpërndarjen e të mirave materiale që krijojnë.

Ashtu si pronari ka të drejën e rritjes së aksioneve nëpërmjet fitimit përkatës edhe fuqia punëtore duhet ligjëruar në pjesëmarrje me aksionet e saj, pa përjashtuar edhe transferimin e aksioneve në aktivitete të tjera brenda apo jashtë kompanisë, shoqërisë apo firmës ku kontribuon. Disave nuk do t'u pëlqeje idea, por kjo është mundësia për të hedhur bazat e barazisë ndërmjet punës dhe kapitalit. Kjo duhet të jetë e adhmja dhe shoqëria në këtë drejtim kërkohet të drejtohet. Në Shqipëri, me ndërrimin e rendit pokitiko- ekonomik, u krijuan ngjarje tepër të rënda, të cilat çorientuan të gjitha ekuilibrat shtetërore dhe shoqërore. U arrit deri tek pragu i mos ekzistencës. Prona shtetërore në masën 98%, u përball me mungesën e ruajtjes dhe mbrojtjes nga pronari i vetëm shtetëror dhe u bë pre e grabitjeve masive. Është ky fenomen i ndodhur, që na dikton mbrojtjen e çdo prone nga pronarët e vërtetë. Janë përvojat ato që i lindin idetë për të përmirësuar ligjet dhe rregullat për ecjen përpara të shoqërisë!

2).- Është koha për të caktuar tavan

për normën e fitimit.

Për të frenuar rritjet kapërcyese të pasurive të kompanive, shoqërive apo firmave, krahas ligjërimit të pjemarrjes së fuqisë punëtore në rishpërndarjen e vlerës së shtuar, mendojmë se është kërkesë e kohës edhe rishikimi i vendosjes së tavanit në normën e fitimit. Përcaktimi i saj duhet të variojë nga 15 deri në 20 % (kuptohet, përqindjet të jenë rezultat i studime serioze) në vartësi të përparësive të kërkesave ekonomio-sociale të shoqërisë. Kufizimi do të ndikojë në uljen e çmimeve të mallrave apo shërbimeve me përfitim mbarë shoqëror, jo vetëm në rritjen e mirëqenies por dhe në një qarkullim më të shpejtë të shitjes së mallrave. Frenohet pasurimi pa kufi i sipërmarrsave apo i "oligarkëve" (nofkë jo fort e goditur nga kundlrshtarët tanë politikë), etj.

Me vendosjen e ndryshimit në mënyrën e rishpërndarjes së të ardhurave (pjesmarrja e fuqisë punëtore në rishpërndarjen e vlerës së shtuar dhe caktimi ligjor i tavanit në normën e fititmit), sigurohet zbutja e polarizimeve të krijuara mes kapitalit dhe shpenzimeve të punës; frenohet fenomeni i grumbullimit të kapitalin në disa duart, që aktualisht përbëjnë 5% deri në 10 % të popullsisë. Fenomeni nuk është vetëm shqiptar, por ndjellkeqës në ecurinë e mëtejshme të mekanizmave në ekonominë e tregut.

Studjues Fahri Dahri. 14/09/2022

8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page