top of page

Akademik, Prof. Dr. Mehdi Hyseni, vendos theksin në një libër të ri studimor; „Ribashkimi i Shqipërisë etnike qetëson Ballkanin“

ree

Vëllimi i II i librit studimor „Ribashkimi i Shqipërisë etnike qetëson Ballkanin“ (2025) e ngre autorin e tij, Prof. Dr. Mehdi Hyseni, në një nga pikat më të larta të vëmendjes akademike dhe shkencore të situatës komunitare etnike në tërësinë e dikskursit të tij. Duke ditur se këto aspektualitete të komuniteteve etnike janë trajtuar deri më tani kryesisht nga antropologët dhe etnologët, rëndësia e këtij libri me këtë tematikë të thellë e të domosdoshme na jep arsyen tjetër të vlerës. Meqenëse mjetet specifike të kërkimit që ata kanë zhvilluar nuk janë të zbatueshme për komunitetet që janë zhdukur shumë kohë më parë, Prof Dr Mehdi Hyseni në rolin e një profesionisti të vlerës përditësuese ka shtruar duke kërkuar prova të vetëdijes etnike kryesisht në deklaratat politike, ndërsa më tej është përqendruar në dokumentet e qasjes nga kënde të ndryshme. Parë në këtë vështrim, në këtë situatë që ndodhet vetë Kosova dhe tërësia shqiptare, ky mbetet një studim kritik i këtyre vlerave dhe burimeve të tjera të shkruara. Me një sitë të hollë akademike autori zbulon dhe hedh poshtë deklarimet e shumta, ose dhe ata dashakeqe, se në Ballkan para shekullit të nëntëmbëdhjetë besnikëria etnike zinte një vend shumë më modest në hierarkinë e vlerave morale sesa supozohet zakonisht. Akademiku, Mehdi Hyseni nuk dakordësohet me temat se njerëzit identifikoheshin me një komunitet fetar në radhë të parë, në një masë të madhe duke neglizhuar ose injoruar dallimet etnike dhe duke mos ndjerë detyrime morale bindëse në lidhje me komunitetin etnik të cilit i përkisnin, si në rastin e shqiptarëve, të cilët gjithnjë kanë pasur apriori ekzistencën e tyre etnike të përfaqësimit shekullor. Natyrisht, feja nuk është një komponent i vetëdijes etnike, siç pretendohet shpesh, por dhe në një këndvështrim diskursiv, ndoshta mund të thuhet se edhe ajo ka luajtur një rol disi të domosdoshëm. Por, gjithësesi tek botimi më i ri i autorit, pra, tek vëllimi i II i librit studimor „Ribashkimi i Shqipërisë etnike qetëson Ballkanin“ (2025) identiteti etnik rezulton të jetë më tepër një variant jetik i një identiteti kolektiv më të madh, në thelb tejet më jetik, se sa ai fetar. Kjo gjendje sfidon seriozisht vetë supozimin e disa studiuesve dhe shkon në pikën e domosdoshme ku autori mendon se mendimi tradicional se komunitetet kombëtare vazhdojnë organikisht komunitetet etnike, parathotë thelbin e vetë titullit të këtij libri studimor.

Në një farë mënyre Prof. Dr. Mehdi Hyseni flet për një faktor etnik shqiptar, tek „Ribashkimi i Shqipërisë etnike qetëson Ballkanin“, por dhe pse duket se bashkohet me thirrjet për të riorganizuar kufijtë e Ballkanit sipas kritereve etnike, ai mendon ndryshe dhe natyrisht i citon se janë të rrezikshme dhe do të nxisin pikërisht konfliktet që ato kërkojnë të zgjidhin. Në të fundit nga një seri artikujsh komentues të botuar në mediat e ndryshme i ka përshkruar marrëdhëniet ndëretnike në Ballkan si aq të dëmtuara rëndë saqë janë të pandreqshme. Ai e ka implikuar shovinizmin serb dhe aletatët e tij, po aq dhe ata që e mbështesin, në këtë problem të supozuar, duke debatuar se promovimi i multikulturalizmit nga ana e tij është një politikë e dështuar që po e drejton rajonin drejt një Armagedoni etnik ku shtetet përfundimisht do të shpërbëhen përgjatë vijave etnike, potencialisht me pasoja vdekjeprurëse.


ree

Prof. Dr. Mehdi Hyseni  ka bërë një thirrje që ne duhet të veprojmë për të parandaluar këtë fat të keq përmes një politike të ndarjes etnike, duke theksuar se „Të gjithë ata veprimtarë të shkencës, të politikës, të publicistikës dhe të propagandës masmediale, që në forma të ndryshme improvizuese kanë deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës njëherazi nënkupton edhe “zgjidhjen përfundimtare” të çështjes kombëtare dhe koloniale shqiptare në Ballkan, janë në lajthitje dhe në gabim të pakorrigjueshëm, sepse një akt të tillë, duhet kuptuar vetëm si një hap përpara drejt zgjidhjes së ardhshme të çështjes  koloniale shqiptare në Ballkan.“ (Hyseni, 2025). Ai ka bërë thirrje për futjen e marrëveshjeve qeverisëse që lidhin pakicat me shtetet etnike të ngjashme ose, më e dëshirueshme, rikonfigurimin e kufijve shtetërorë në mënyrë që komunitetet politike të bëhen etnikisht homogjene. Sipas tij, ky proces homogjenizimi mban çelësin e paqes dhe stabilitetit, pasi siguron „liri nga ndërhyrjet e jashtme dhe mbrojtje nga kërcënimi i agresionit politik nga i cili kanë frikë pakicat në rajon“, pra më saktë „nëse nga Tirana dhe nga Prishtina ky hap nuk përshpejtohet dhe nuk materializohet në kuptimin de fakto dhe de jure të gjithëkombëtarizimit dhe të rindërkombëtarizimit të çështjes së ribashkimit të Shqipërisë Etnike, që sa më parë të vihet në axhendën e shqyrtimit evropian dhe ndërkombëtar, atëherë, shkëputja e Kosovës nga sundimi kolonial i Serbisë, do të ketë vetëm karakter dypalësh të afrimit politik, diplomatik, kulturor, ekonomiko-tregtar dhe të biznesit me Shqipërinë, jo të ribashkimit gjeopolitik kombëtar dhe shtetëror“ (ibid).

Ndërsa idetë e autorit tërheqin vëmendjen, unë i konsideroj ato si të mirëiformuara në mënyrë të kuptimshme. Ato bazohen në një diagnozë të drejtë të një problemi të frymëzuar nga realiteti dhe në një formulim të recetave të frymëzuara nga vetë faktorët realë që mund të ulin konfliktet që bota prej kohësh po kërkon të zgjidhë.

Nndërsa një lëvizje drejt modeleve monoetnike të komunitetit politik dhe qytetarisë është një zhvillim prapavajtës, ajo që parashtron Prof. Dr. Mehdi Hyseni është një elemëntët e trajtuar drejt dhe me fakte. Një fenomen i tillë zhbën dekada të tëra reforme të të drejtave të njeriut dhe i kthen shoqëritë në një epokë të mirëdirektimit etnik ku minoritetet konceptohen si vlera kombëtare ose qytetarë besnikë që duhet të mbahen si perla të së ardhmes në shtetet e tyre etnike të veta.

Si pikënisje, duhet theksuar se propozimi i Prof. Dr. Mehdi Hysenit nuk është etno-nacionalizëm nën një maskë tjetër, por një propoim me vlerë të madhe për vetë aktualitetin e sotëm. Ndërsa ai shkruan „Në vend të “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme”, të bëra nga “elita politike” qeveritare e Kosovës, patjetër dhe, në mënyrë imediate, duhet të vijë në shprehje përfillja dhe përligjja e së drejtës së vetëvendsojes së Kosovës, e cila do të realizohej në saje të organizimit të referendumit, ku në mënyrë ligjore dhe demokratike, populli shqiptar i Kosovës, do të thoshte fjalën e fundit për ardhmërinë e tij. Ky është çelësi i vetëm shpëtimtar si për Kosovën, që të fitojë cilësinë e subjektivitetit juridik ndërkombëtar si shtet më vete, ashtu edhe për Serbinë, që të lirohet sa më parë të jetë e mudnur dhe, përgjithmonë nga bagazhi dhe hipoteka e sundimit të saj kolonial dhe hegjemonist mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën dhe, më gjerë në Ballkan“, zgjidhja që ai propozon është pikërisht ajo që këta faktorë të përjashtoheshin nga ajo që do të donin të shihnin të ndodhte, shtete në pronësi të grupeve individuale etnike me fuqi për të sunduar mbi qytetarët që nuk ndajnë etninë e tyre, si në rastin e Kosovës në kohën e mëparshme.

 

 

VAZHDON … SË SHPEJTI

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page