top of page

Ahmet Bej Resuli

Updated: Jun 8, 2023




Një nga organizatorët e Kongresit të Lushnjës, janar 1920, senator, deputet dhe kryetar i Bashkisë së Lushnjës 1922-1923


Nga Sakip Cami, studiues


Veprimtaria politike

Kryetar i Bashkisë së Lushnjës 1922 - 1923

10 shkurt 1937 deri më prill 1939 , Deputet i Parlamentit Shqiptar *

Kush ishte Ahmet Resuli ?

Ahmeti ishte i biri i Brahush Resulit, lindur me 7 korrik 1896 në Berat.Arsimin elementar e mori nw vendlindje, ndwrsa arsimin e lartw pwr drejtwsi e kreu nw Stamboll. Rridhte nga një familje e pasur, pronar tokash, një nga më të pasurit e Myzeqesë. Ahmet Bej Resuli ishte një nga ata bejlerë që ju kushtua pavarësisë, lirisë dhe prosperitetit të popullit shqiptar.

Ishte i martuar me Jalldëz Vokopolëm (Resulin) , e bija e Emin Vokopolës, prokuror dhe prefekt i Lushnjës në vitet 1900-1912, organizator i Kongresit të Lushnjës dekoruar me urdhërin për “Veprimtari patriotike” . Motra e Ahmetit, Aishja ishte martuar me Qemal Karaosmanin, firmëtarin e pavarësisë. Kishte për vjehër Rauf Ficon dhe kishte kunat Ferit Vokopolën, firmëtar të pavarësisë, sekretar i Kongresit Kombëtar të Lushnjës, deputet, ministër bujqësie, zv.ministër drejtësie, publicist i shquar si dhe kishte baxhanak Zihni Kaninën, një tjetër delegat të shpalljes së flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912. Në rrethin e tij miqësor ishin 5 delegatë të shpalljes së pavarësisë.

Veprimtaria e Ahmet Resulit kulmon gjatë Kongresot të Lushnjës në vitin 1920, ku Ahmeti ishte një nga organizatorët e kongresit dhe që u zgjodh senator dhe deputet i parlamentit shqiptar të dalë nga Kongresi i Lushnjës Në vitin 1922 ai zgjidhet kryetar i Bashkisë së Lushnjës dhe qëndron deri në vitin 1923 kur zgjidhet deputet.

Fotoja e tij gjendet në hollin e nderimit të kryetarëve të bashkisë së këtij qyteti.

Pas Kongresit të Lushnjes më 21 janar 19120, kemi një intensifikim të veprimtarisë patriotike dhe ushtarake të shqiptarëve, të udhëhequr nga patriotë të ditur dhe të zotë. Më 13 mars 1920 kemi largimin e francezëve nga Shkodra nga presioni i Qeverisë shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Në gusht të vitit 1920 kemi Luftën e Vlorës që bëri të mundur largimin e ushtarakëve italianë nga Vlora dhe Sazani.Për të parën herë më 21 prill të vitit 1921 hapet parlamenti pluralist shqiptar. Në saj të punës së këtij parlamenti, të qeverisë shqiptare të kohës dhe të patrotëve shqiptarë, ndërmjet tyre edhe Ahmet Bej Resuli, u bë e mundur që më 9 Nëntor 1921 shtetet e mëdha e njohën de juro dhe de fakto Shqipërinë si një shtet vetqeveritar.

Gjatë kohës së monarkisë zgjidhet deputet ne periudhën 1937-prill 1939. Gjatë Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare u muar me punët e veta, por duke ndihmuar disa shokë të tij që bënin pjesë në këtë lëvizje.

Pas vitit 1945, komunistët që erdhën në pushtet nuk ja njohën kontributin për pavarësinë kombëtare dhe ndihmesën gjatë LANC dhe në këto kushte u largua për në Itali ku jetoi deri në vitin 1973.

Në vitin 1948 familjen e tij, djalin dhe fëmijët e tjerë i larguan nga Tirana dhe i dërguan në Kënetën e Thumanës.

Tiranë 2005




Nipi i tij Ridvan Resuli në sallën e Bashkisë së Lushnjës dhe ne vazhdim Ahmet Bej Resuli dhe *^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 13 shkurt 2009 - Republika e Shqipërisë Kuvendi.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page