Agim Bajrami: Shkrimtares Vilhelme Vranari
- Jan 5
- 1 min read

Shkrimtares Vilhelme Vranari
Agim Bajrami
Ajo ngre penën nga tryeza
( I driidhet paksa dora )
Kafeja ngroh mbi sofrabez
Në tru kaq metafora
Ca hije gri i'a veshin sytë
(Se mosha bën të vetën)
Vetveten shkrin për letërsinë
Por dhe për të vërtetën
Nga libri i parë, gjer tek i fundit
Tashmë.ështe bërë një mal
Heronjtë çdo natë, i'a prishin gjumin
Por ajo prapë nuk ndal
Shpesh herë agimet e gjejnë zgjuar
Mbi vargje dhe mbi fletë
Ajo ka ende për të shkruar
Ndaj s'mund të rrijë e qetë

Pak pluhur fshin nga një ballë trimi
Ti japë shkëlqim të ri
Në këtë kohë kur marrëzitë
i veshin me lavdi
Atdheu dhe kënga e flamurit
Çdo mal që sheh mbi Vlore
Nga pena e saj i'u shtohet nuri
Dhe ngjajnë më madheshtor
Mbaron një këngë, apo roman
Të nisë shpejt një të ri
Cdo frazë i saj diell shpërndan
Nje botë me dashuri
Sa herë tentuan ta rrëzonin
Aq herë, në këmbë u çua
Vranarët flasin veç me diejt
Qofte burrë ky ,apo grua
E gjerë, e thellë, si vetë deti
Që flet me dallgë dhe valë
Vilhelme s'është veç emër mbreti
Por dhe një penë ,, që s'ndal







Comments