top of page

Agim Bajrami: Refleksione rreth vëllimit poetik "Thellësia e thjeshtësise"  të Enver Isufit



Kur pohimi i të thjeshtës dhe i përditshmërisë, bëhet pjesë e së  madhërishmes


( Refleksione rreth vëllimit poetik "Thellësia e thjeshtësise"  të Enver Isufit


Nga Agim Bajrami


Nëse shumicës së njerëzve, emri i Enver Isufit i'u kujton  shkencëtarin   e mbrojtjes së bimëve ,mua dhe miqve të mi te fjalës së bukur , emri i tij na  vendos përballë një njeri, që mbasi kthehet nga fushat dhe laboratorët kërkimoro -shkencorë, të ulet në tryezë dhe fillon të të flasë artistikisht me fjalën dhe mendimin e bukur të një poeti

Autor i vëllimit poetik "Thellësia e thjeshtësise", libër që ka zgjuar emocione dhe admirim në rrethet tona letrare , si për përdorimin efikas të figurës poetike , ashtu dhe për mesazhet dhe kumtet e shumta jetësore qe përcjell ,poezia e Veriut të imponohet që ti kthehesh edhe njëherë  nga e para

Duke ardhur nga një kohë e gjatë leximesh brenda këtyre poezive  mplekset filozofia e një eruditi që kulturën e tij të madhe ka ditur ta përpunojë dhe ta harmonizojë me talentin e tij poetik

Me këte autor unë  kam pasur rastin te ndaj shpesh emocione vargjesh dhe përvojash krijuese ,por edhe pse kemi folur dhe kuvenduar shumë, ,përsëri na është dukur, se nuk i kemi thënë të gjitha ,  

E thënë me fjalë të tjera, shfletimi i  thjeshtësisë së fjalës së tij poetike ,do të nënkuptonte edhe shfletimin e një pjese të mënçurisë dhe përvojës së tij krijuese, këngët e tokës që e dashuron pa kushte, zerin e bimëve që i'u rrri mbi kokë si një bujk i palodhur dhe monologun e rrenjëve

Ju njerëz fëmijët e mi

Nëse keni me bollëk bukë e gjellë

Mund të më lini dhe pa mbjellë

Më lini pa punuar Por mos më lini pa sistemuar

Me kanale bimësi dhe prita

Pa to do shkatërrohet për dita

Po më keqpërdorët mua

Këtë ua them me besë

Jeta juaj do të dëmtohet

Ju vetë, nip, mbesë e stërmbesë

Duke deshifruar këto vargje e kupton fare mirë dashurinë dhe pasionin e autorit për tokën dhe bimësi në, ata duket se janë vazhdimësi e njëri tjetrit dhe mund ti ndajë vetëm vdekja

Kjo është aresyeja  që mbas shfletimit të çdo poezie të këtij libri të të krijohet ndjesia se je edhe ti krahas tij nëpër plantacionet me pemë frutore dhe në fushat e mbjella, duke qarë hallet me bimët dhe bujqit e mirë që i rrisin ato "

Ndofta është kjo dashuri që e bëjn poezinë e tij, të ketë kaq dritë dhe gjerësi, por dhe kaq thellësi mendimi dhe mënçuri njëherësh Ky lloj njësimi e ka ruajtur autorin nga ndikimet e jashtme, nga tjetersimi dhe i foluri deklamativ Duke qëndruar me një këmbë në terrenin e shkencetarit dhe këmbën tjeter në ate të poetit, temat e shqetësimeve që ndan  ai me veten dhe lexuesit janë të pafundme dhe plot interes

Kjo na lë të kuptojmë  se poezia dhe shkenca marrin e japin vazhdimisht me njëri tjetrin, e para duke mos e lënë autorin asnjëherë në pritje dhe boshllik

"Kur do ti zverdhet njeriut fytyra, si fytyra e yllit

Për padrejtësitë e mëdha që i ka bërë pyllit? "

Enver Isufi vjen te na kumtoje artistikisht se kur bashkohet shkencetari me poetin lexuesi ka se ç'të lexojë dhe te mesoje Nga ana tjeter vete autori   eshte vetë  një libër i madh dhe i rende , ku përvijohet një jete e gjate plot sfida dhe  përvoja te shumta , studimesh, eksperimentesh dhe kërkimesh shkencore, ,. Duke qenë i pajisur me këto dy pasione edhe dimensioni njerëzor i autorit merr të tjera vlera dhe dimensione

Kjo bën që  edhe pse voluminoz, libri "Thellësia e thjeshtësisë"  të ngjajë me një libër i hapur, jete dhe diturie, që pret të mbushet përsëri dhe përsëri me vargje  dhe refleksione përditësore

"Aty ku njeriu ashtu si veten natyrën ka respektuar

Mirësitë e saj, kurrë si kanë munguar'

Qoftë edhe me këto pak vargje, ku spikat gjuha aforizmatike, fuqia e fjalës dhe mendimit krijojnë një unitet


Autori nuk do ta shpërdorojë dhe ta tej zgjasë mendimin e tij  Atij i mjaftojnë dy rreshta, për të shfaqur një ide, dhe koncept, gjithmonë me filozofinë  e jetes dhe ripërteritjes    Shumica e këtyre poezive, edhe pse te thjeshta në dukje, të bëjnë për vete me subjektet që trajtojnë,por edhe  të joshin me mprehtësinë  dhe kthjelltësinë e ideve. Edhe pse kanë një karakter rrefimtar, ato nuk pretendojnë të të intrigojnë, por të të tregojnë se cdo kush prej nesh, mund të jetë protagonist i pozitivitetit dhe mirësisë njerëzore

Gjuha e thjeshtë por e mbushur me postulat e nxjerr poezinë nga shinat njëtrajtësore të zhvillimit, dhe i jep asaj  një karakter më përmbajtësor dhe  konkret

" Nga pasqyra e makinës, shikojmë vetëm sytë dhe fytyrën

Nga xhami i parë, shikojmë rrugë dhe natyrën"

Një destrukturim i tillë e ndihmon poetin te zhdukë barrierat ndarëse mes tij dhe lexuesit, duke ndërtuar kësisoj me  natyrshmëri më shumë ura nderldhje dhe mirëkuptimi

Autori i mëshon me forcë idesë, se e reja nuk mund të triumfojë, nëse nuk nxirren mësime nga gabimet e mëparshme dhe e bukura nuk mund të jete e përdosur, nëse nuk vihet ballë përballë  shëmtuarës së errët

 Në kontekste të caktuara, nëse do të prireshim nga thellësitë e nëntekstit, Enver Isufi mund ta konsideronim pa frike si një filozof të mirëfilltë Cdo frazë dhe mendim i tij nuk lind rastësisht por si pasojë e një vëzhgimi të gjatë e të kujdeshëm

"Flutur at janë të bukura vërtetë

Por njerëzit rrisin dhe mbarështrojnë bletë

Për t'iu përshtatur rregullave të leximit dhe komunikimit, autori nuk preferon të fusë mendimin e tij nëpër guacka të ngurta sofizmash dhe kodesh të pazbërthyeshëm filozofikë Ai niset nga e panjohura ,për ta bërë atë  të njohur nëpërmjet heqjes së paraleleve dhe veprimeve praktike.

Duke e kundruar ate me sy te lire, konstatojmë se më tepër se pasqyruese poezia e Isufit  është një poezi reflektare   Përdorimi i postulateve dhe shprehjeve frazeologjike, i japin kësaj poezie, jo vetëm energji por edhe dimensione të lakmueshme artistike

Ashtu si bardët e vjeter, që mbas rrugëve të gjata dhe të lodhshme uleshin mbi gurët kilometrikë të rrugëve , apo hijet e pemëve, për të ndarë me bashkëudhetarët rastësorë impresionet e ditës, dhe pengjet  e jetës së tyre edhe poezia e Enverit  ngutet të bëjë të njëjtën gjë. Duke e shfrytëzuar gjer në fund fuqinë e fjalës, dhe vargut autori i jep atyre tonalitetin e munguar, shkëlqimin dhe ngarkesën e nevojshme artistike.

Shumë  poezi ndertohen në trajte monologjesh të brendshëm , ku heronjtë gjejnë rastin të shpallin kredon dhe  konceptualitetin e tyre, dilemat, konfliktet gëzimet dhe shqetëdimet Ndërsa poezitë në trajtë diallogjesh, shprehin kontrastin mes asaj që egziston dhe asaj që egziston, por që duhet të ishte bërë më mirë Parabola e se sotmes dhe te nesërmes edhe pse ecin paralel për një kohë të gjatë,me njëra tjetrën, në fund anojnë me kombëngulje gjithmonë nga kjo e dyta,Në fund do të thoja se poezia e Enverit, është një ftesë për ti parë gjërat më në thellësi dhe më me vëmëndjen, ftesë për të biseduar më me përgjegjësi për të sotmen por edhe për të nisur një rrugë të re njohje brenda vetes  

 Zgjimi i përfytyrimeve dhe reagimet qe ndodhin më pas në  ndergjegjen e atyre që i lexon ato, është  vetëm çështje kohe.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page