Agim Bajrami: Reflekset poetike dhe ajri i shpreses në narrativën poetike të një poeti
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 4 hours ago
- 7 min read

Agim Bajrami: Reflekset poetike dhe ajri i shpreses në narrativën poetike të një poeti.
(Persiatje rreth librit me poezi "Ajër shprese" të Robert Shkurtit".
Mendimi i parë , që të vjen në mëmdje menjëherë mbas leximit të librave poetikë të Robert Shkurtit ,është se poezia e tij mund të identifikohet, jo vetëm si frymë , por edhe si një grumbull imazhesh ,që të shoqërojne me këmbëngulje si gjatë proçesit të leximit ,por edhe shumë kohë më pas Kjo jo vetlm nga aftësite e tij ,për ta vizatuar që me syrin e parë objektin poetik ,por edhe per plrjetimin intensiv të lëvizjeve të këtij objekti
Berti është një autor, që di tl krijojë ura komunikimi dhe impakt shpirtëror me lexuesin , , të shpalosë kodin e tij poetik me ta ,por edhe ti lerë ata të shpalosin bindjet e tyre Eshtë kjo logjikë komunikimi ,që nuk e le vargun e tij të shperqendrohet ,por të godasë aty , ku mendon ai
Si një poezi ,spontane, me frymë të thellë lirike , por që reflekton vazhdimisht nuanca sociale ,ajo vjen mes nesh me natyrshmërinë e një bisede , pa sforco dhe bojatisje grafike , Duket qe poeti qëllimin e tij parësor , ka lojen mes kontrastieve të ngjyrave dhe raporteve mes tekstit dhe nëntekstit letrar Si një njohës i mirë i vargut aii e di me se miri rolin madhor të poetit , duke pohuar herë pas herë në poezite e tij.," Letërsia eshte e madhe sa deti , dhe në të ka vend për të gjithë ,edhe pse jo të gjithë ja kanë dalë të kthehen në breg ' Duke u ngarkuar emocionalisht nga kjo frymë ,unë dua ta pergezoj atë , jo vetem per peisazhet e ndjerë shpirtërorë që vizaton ,por edhe për itensitetin e erërave që fryjnë në to ,për natyrshmërinë e rrefimit dhe natyrën e tyre të trazuar ndjesore
Autori e dashuron poezinë , në mënyrën e tij të heshtur e të sinqerte , larg patetizmave dhe shprehjeve të zhurmshme , ndaj unë e besoj pohimin e tij, se ai i'u ka hyre me not dallgeve të letrave , jo për tu bërë i famshëm ,por për te lënë në të shenjat e gjurmëve të tij Duke lexuar bllokun e plote te poezive te tij erotike ,sidomos ato me titull "Zhveshur ne cdo stine", Erotikë gjeografike " ,Buzët"
" ,Fjala në ndryshim moshe" ,"Shtrire ne breg" " ,Kur ndonjehere " "Ndjenjë e cuditshme" ,Luaj me ty etj , të bien në sy loja e nxehte" e autorit me ndjenjat ,pasuria e shprehjeve dhe lirshmëria e komunikimit Duke qenë një.poezi e lire dhe qytetare ajo rreket ti trajtojë ndjesitë e saj ,nga kënde dhe situata të ndryshme ,në dimër dhe verë ,në deborë dhe në diell Eshtë një poezi e vetëdijshme , që se humb ekuilibrin edhe në momentet e pushtetit të ndjenjës ,kur shumë krijues të tjerë e konsiderojnë veten në qiellin e shtatë dhe as që i'u bie në mend për rrugët e kthimit
Krijime të tilla, ku imazhi dhe ndjenja rrezatojnë njëra tjetrën më kujtojnë një ndër thëniet e Oktavio Paz: se poezia lind per ta rijetuar jeten edhe njeherë nëpërmjet vargut "
Nderkaq une e konsideroj me vend edhe konstatimin e korektorit gjuhësor Ndue Shabaku :se poezitë e këtij autori ,dijnë ta lexojnë në mënyrën e tyre të shkuarën dhe ,të tashmen ,duke i përcjellë ato bukur tek lexuesi i tij
Si pjesëtar i rracës së ndjeshme të poetëve ,albumi i tij poetik,është igjithmonë i mbushur dhe sa nuk pelcet nga moria e ngjarjeve dhe dukurive sociale, që ndesh në rrugë e sipër Ndjeshmëria e tij klith dhe psheretin nga trishtimi dhe shumesia e pengjeve te grumbulluara në vetvete Janë këto ndjesi që e bejnë edhe lexuesin të shqetësohet ,dhe të vuaj sinqerisht sëbashku me autorin Ne keto poezi ku ngjyrat dhe hijet shtyjnë vazhdimisht njera tjetren diçiturat dhe spjegimet janë te panevojshme
"Lukuni ujqërish turren drejt shkallëve
Per tu ngjitur më shpejt lart ne majë
Lukuni ujqerish që mbrohen me ulerima
Për të mos zbritur
Poshtë për të mos rënë
Luftë ujqërish me shqyerje mishi
Kërryerje sysh e shqyerje nofullash
Zbërthimi i alegorisë në këtë peisazh të egër dhe të pamëshirë , të çon menjëherë në peisazhin e atdheut tonë të tradhëtuar nga politika dhe ,,pothuajse të nenshtruar nga kopeja e ujqërve me fytyrë njeriu Gjate gjithl leximit lexuesin e shoqërojnë ca zëra të trishtë ndërsa tonet e akuzes vijne duke u forcuar .
E mora detin magjik në duar
Dallget ja përkëdhela me faqe libri
Te te lexoja ty ne te thellat ujra
Kur papritmas mu ngjall kujtimi
Ne keto poezi e te tjera si keto ku e thjeshta behet e madherishme ne fare pak vargje veme re edhe nje perdorim efikas te simbolit , ku e zeza behet me e zeze ne saje te nje enumeracioni zbrites ndersa ngjyrat e tjera kerkojne me kot nje vend ku te hyjne
Në keto poezi , ku mbizotërojnë.mesazhet e fuqishëm, autori e evidenton veten si një poet me përvojë ,që di të reflektojë dhe jo të konstatojë Në vënd të kësaj ai kapet fort mbas ideve qëndrore të krijimit , duke e zbërthyer dhe shtjelluar atë gjer në fund
Ndonëse flet pak ,vargu i tij rrezaton mënçuri dhe siguri Pa i'u dridhur dora ,ai di ti vendosë mirë pikat mbi i -të Kjo e evidenton atë si një poet të orientuar më tepër drejt zbulimit të momentit dhe reaksionet e brendshme që pritet të ndodhin brenda tij
Ritmika e vargut dhe veshja e tij me ngjyrat perkatese e bejne ate me terheqes dhe me asimilues per lexuesin
Të të zhvishja nuk e pata veshtirë e dashur
Duke tl peshperitur ca fjalë magjije në vesh
Me arml të reja ,tëpapërdorura më parë
E frikshmja fushë beteje
Me ne zuri të qeshë
Struktura e vlllimit poetik "Ajër shprese " paraqet në vetvete tipologjinë e gjendjeve emocionale të autorit ,fryt i kontateve të herëpashershme me njerëzit "dhe dukuritë sociale që e rrethojnë atë Zërat dhe lëvizjet e tyre ,e venë në lëvizje aparatin e tij ndjesor ,por përpos kësaj edhe mekanizmin.e krijimit Rrethuar vazhdimisht nga dyzimet egzistencialiste të një individi në antikohë ai rreket me mjetet e tij artistike, t'iu japë përgjigje sa më shumë pyetjeve dhe dyzimeve ,që i rrijnë pezull në kokë dhe i'a trishtojnë atmosferën
Poezia " Duar dhe thonj pushteti" është shembulli më i mirë i këtij konstatimi
Duar pushteti qe shtrengojne me gjalme nje fyt
Dhe e lene pa ze
Duar pushteti qe nakatosin barera gjumendjellese
Ne laboratore kimie
Lazarateve mbare
Duar pushteti qe mbjellin bomba tymuese
Qe krijojne mjegull qorruese per syte miope
Duar pushteti qe si ndalon askush
Jane shume te forta, si mund dot as zoti Zeus
Qe rri ,ben sehir fhe s'ngrihet tu bjere
Ose
Globi ka kohe qe perzhitet ne hell
Mbi zjarr pervelues kontinenetesh
Flaket e peroijne me gjihet plot zell
Rrotullohet ngadale me ulerime dhimbjesh
Për një autor që e jeton intensivisht çdo ditë të jetës së tij , nuk ka tema te vogla dhe të medha Ai di ti trajtojë me të njejtin art, qoftë një moment idilik ,qoftë një moment t trishtuar ,e drithëron një rënie gjetheje ,ashtu dhe një lot trishtimi
Kritika jonë vazhdon të ngrejë me forcë problemin e raporteve , që duhet të mbizoterojnë mes krijuesit dhe arealit ,ku jeton dhe krijon Natyrisht respektimi i këtyre raporteve nuk ësht gjë e lehtë për asnjë krijues , dhe jo të gjithë ja dalin ,megjithëatë e rëndësishme është tentimi
"Në një skenë të lodhur teatri politik
Luhet një tragjedi moderne shekspiriane
Luftë e tmerrshme, për të lakmuarin çiflik
Në kurriz të një mase mumjesh mjerane
"Aktore te regjur kriminele
Qe ndërrojne maska e veshin doreza krimi
Të vrasin presin ,të zhdukin me gjithë zhele
Pa patur frikë nga dënimi"
Vetëm duke lexuar këtë poezi e ndjen që poeti e kupton më së miri natyrën e tij polemizuese Për poetin të heshtësh me qëllim atëhere , kur duhet ngritur zëri ,ose të besh indiferentin në kohën kur duhet të ulërish ,është njëlloj nënshtrimi ose kapitullimi përballë se keqes, prandaj është gjithmonë në opozitë Partizane e bindjes se mes dukjes dhe brendisë ka kontraste të mëdha , poezia e tij gjithçka që sheh dhe prek ja nenshtron procesit te analizes
Nëse do të donim ,të krijonim.një ide, sesi ka evoluar struktura dhe forca pohuese e kësaj poezie ,do te na duhej ta bënim krahasimin me librin e tij te pare "Regetimë deti "Pa dashur ti bej qejfin autorit ,jam i obliguar te them se libri i tij i dyte ,na shperfaq nje fizionomi dhe ze poetik krejt tjeter Eshte bere me meditativ dhe me i pjekur ne aresyetime dhe natyrisht me metaforik Zgjerimi i fokusit veshtrimor te poetit dhe forcimi i aparatit ndjesor, i ka dhene kesaj poezije nje tjeter aftesi pasqyruese dhe larmi konceptesh bashkekohore
Padyshim ketu ka rolin e saj edhe përvoja ,dhe kultura në rritje e sipër e autorit si dhe prirja e tij për të bere nje pakt te heshtur me vargun Fakti që autori shkon te takohet me vargun vetëm në çastin kur shqisat e tij janë te mprehura për të marrë sinjale dhe për ti kthyer ato në materie poetike ,
Kjo duket jo vetëm nga lirdhmëria dhe mungesa e sforcimit ,por edhe nga prania e dukshme relievit të valëzuar narrativ
"Në grusht i mblodha mendimet dhe ndjenjat
I bluajta aq fort , sa në fara u shtrënguan"
Shenja të tilla ma përforcojnë më tepër mendimin se tek ky autor, arti i të shkruarit më shumë se veprim mekanik është nje reflektim i brendshëm i aparatit të tij ndjesor dhe reagim ndaj tl keqes dhe të shëmtuarës.
Ashtu si ne prozë, ku rritja e personazheve kalon nëpër një rrugë me të përpjeta dhe tatëpjetash dhe ku individi dhe koha , janë gjithmonë të keqkuptuar mes tyre ,edhe ne poezitë e tij, ky fenomen është i pranishëm Si per ta zbutur disi këtë klimë. ,autori vendos frymën e ndjerë të lirikave te tij ,bisedat me detin dhe tl dashurën ,me trillet dhe hapësirat e pafund të ëndrrave , që kanë harruar të thinjen
Nisur nga këto mund të pohojmë pa rezerva, se Robert Shkurti dhe poezia e tij kanë arritur të jenë identifikues të mirë të njeri tjetrit dhe të evidentojnë para nesh ,profilin e një krijuesi me nje zë të ngrohtë dhe autentik









Comments