Agim Bajrami: Në vënd të një Portreti për këngëtaren durrsake Rajmonda Kamberi
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 8 hours ago
- 6 min read

Sfidat artistike dhe rilindja e një këngëtareje të madhe
(Në vënd të një Portreti për këngëtaren durrsake Rajmonda Kamberi)
Më ka ndodhur disa herë, që ndërsa bisedoj me miqtë e mi artistë durrsakë, të dëgjoj zilen e një celulari, qe bie dhe timbrin e ngrohtë të një gruaje në anën tjetër
-Eshtë Monda, më thonë ata me një buzeqeshje të sinqertë, kolegia dhe shoqja jonë e vjetër e këngës durrsake
Edhe pse ka dekada që jeton në Athinë, asaj nuk i ndahet shpirti nga Durresi dhe miqtë e saj, pasi me ta e lidhin vite dhe dekada të tëra bashkëpunimi, era e skenës dhe emocionet e interpretimit
Vajzë durrësi, e rritur pranë këngëve të detit dhe sirenave të anijeve, pranë Torrës Veneziane dhe amfiteatrit të lashtë, udha e saj e këngës edhe përkundër talentit të spikatur, nuk ka qenë aspak e lehtë. Monda e ka nisur karrierën e këngës shumë e vogël Kontaktet e para me të, datojnë që në moshën gjashtëvjeçare, në ambientet e zhurmshme të shtëpisë së pionierit (sot QKF), ku vajza e talentuar frekuentonte rregullisht rrethet e kitarës dhe baletit bashkë me shumë moshatarë të saj të vegjël
Instruktorët dhe mësuesit që e ndiqnin me interes veprimtarinë e saj, dalluan tek ajo artisten e ardhshme, por ishte mësuesi i apasionuar Nazmi Mici,ai që i rrinte më afër duke ushqyer tek ajo pak nga dashurinë për këngën dhe elementët bazikë që do ta ndihmonin atë drejt shkallëve të suksesit Vajza e vogël i dëgjonte me ëndje duke e bërë të vetën çdo këshillë dhe sugjerim dhe mundohej ti vinte në jetë Në Festivalin e radhës së këngës për pionierë ajo u shpall zëri më i mIrë në qytet ,duke fituar menjëherë adhurimin e spektatorëve dhe specialistëve të këngës
Fitimi i çmimit të parë ishte një nxitje shumë e madhe për këngëtaren e vogël, por edhe një suport shumë i fuqishëm për të ardhmen e saj
-Ishte një këngë e vogël, por unë e këndova me shumë dashuri, thotë këngëtarja kur kujton atë çast të paharruar
Ato kohë shtëpia e pionierit në Durrës kishte shumë artistë të vegjël dhe të talentuar dhe të dalloheshe mes atij grupi të madh, kërkohej shumë punë
ArtIstja i ka ende në sy skenën e ndezur të asaj dite , fytyrat e prindërve të lumtur, thirrjet entuziaste të spektatorëve dhe duartrokitjet e tyre të nxehta, Ishin ato nxitje dhe ato thirrje admiruese, që mbollën brënda saj një dritë ëndërrimtare, por edhe trajektoren e një rruge, që ajo nuk do ti ndahej tërë jetën Në po atë vit artistja udhëton në festivalin kombëtar të këngës për fëmijë në Shkodër, ku edhe aty e priste një tjetër sukses, çmimi i dytë Ata që kanë pasur rastin të ndjekin këtë festival të njohur dhe me kërkesa të larta artistike , e dijnë se fitimi i një çmimi të rendësishëm aty nuk është rastësi, por fryt i talentit dhe një punë të madhe dhe të vazhdueshme Ishin ato elementë që i bënë për vete juri dhe spektatorë së bashku Jo më kot që atëherë Rajmonda Kamberin filluan ta quanin me dashamirësi "vajza e këngës," Suksesi i saj sapo kishte filluar dhe ajo kishte nisur ta ndjente, se nuk ishte më ajo e para Këtë e shihte tek kokat që ktheheshin nga bashkëmoshatarët e saj, sa herë që shkonte në rrugë ose në Shtëpinë e pionierëve, nga fjalët e zilisë dhe admirimit
Por Monda u lind dhe u rrit në një kohë me art të politizuar dhe të kontrolluar gjer në detaje nga regjimi në fuqi Ata që kërkonin të dilnin nga rreshti dhe adhuronin këngët që vinin erë perëndim dhe jo ato me frymë soc - realiste i priste ndëshkimi
Sa e sa artistë të rinj dhe të vjetër, e kishin pësuar nga një vijë e dyshimtë melodie, apo nga një xhest apo lëvizje e guximshme në skenë? Megjithatë një vajzë durrsake si ajo, nuk mund të rrinte pa kënduar nën buzë motivet e këngëve të bitëllsave dhe këngëtarëve të San Remos, që shumica e durrsakëve i ndiqnin fshehur nëpër televizorët e paktë të kohës
Si kishte mbushur ende të dymbëdhjetat kur me" Valsin e lumturisë , interpretuar fillimisht nga e madhja Vaçe Zela, por dhe me disa këngë të tjera, ajo filloi të bëhej një zë i admirueshëm për bashkëqytetarët e saj Ishte një admirim që e lumturonte , por edhe e mbante me këmbë në tokë
"Oreksi vjen duke ngrënë thotë" një fjalë e urtë, sepse ndërkohë autorja nuk nuk reshtëte së kënduari edhe në anketat e ndryshme muzikore dhe Festivalet e këngës që zhvilloheshin në qytet Gjithmonë e duartrokitur dhe gjithmonë mes më të mirëve, sepse për çdo këngë që i ngarkohej, artistja vinte shpirtin dhe nuk lodhej, për t'ua bërë atyre shërbimet deri në fund
-Kur Monda bën prova mos i dilni përpara dhe mos i flisni, pëshpërisnin nën zë miqtë e saj me respekt

Por në kohëra antikohë, siç shkruante në një varg të njohur një poet i yni,intelektualët dhe artistët bëhen viktimat e para të diktaturës
Kjo gjë ngjau edhe me Rajmonda Kamberin
Ishte ende në moshën e gjimnazit, e sapo promovuar dhe miqësuar me skenën dhe suksesin, kur i arrestuan të atin, me akuza të sajuara dhe të pabaza Kjo ndodhi ato ditë, kur pallati i kulturës Rinia, pritej të jepte një koncert të madh, dhe në repertorin e tij kishte këngë edhe Monda Kaq ditë provash të gjata me këngën , kaq shumë lodhje dhe mundim për të
Monda me zor priste të ngjitej në skenë për të kënduar
Por ngjau ajo që askush nuk e çonte në mënd Me gjithë daljen e saj në skenë dhe duartrokitjet e spektatorëve , orkestra nuk po fillonte Orkestrantët kishin ulur kokat dhe nuk guxonin ta shihnin në sy
-Nuk mund të këndosh i tha nën zë, moderatori i koncertit me një pamje prej fajtori Na vjen keq.
Dikush nga Partia lart kish dhënë urdhër, që këngëve të këngëtares, t'iu "priteshin krahët" dhe mos ta linin më të këndonte
Teksa na e tregon këtë moment të vështirë të jetës Monda zbehet në fytyrë dhe nuk i përmban dot lotët Janë lotë zhgënjimi, por edhe krenarie, të një njeriu që nuk di të ndalet,apo të kthehet pas por merr më shumë forcë nga rrëzimi dhe zhgënjimet
Pas gjashtë muajsh inkuzicioni, këngëtarja e fitoi përsëri të drejtën e këngës dhe të skenës Përsëri zëri i saj filloi të kënaqte shijet dhe padurimin e spektatorëve dhe ata që e ndaluan, përsëri filluan ta thërrisnin në aktivitetet e pallatit Rinia dhe të estradës së Durrësit, sepse forca dhe magjia e artit di të mposhtë çdo mur dhe pengesë politike Më tej Monda merr ftesë nga kompozitori i shquar Agim Kraja, për të kënduar në Ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve popullore Shkuarja e saj në këtë institucion të këngës dhe valleve ishte një rast i mirë për të promovuar veten, por edhe për tu njohur me mjeshtërinë e disa prej këngëtarëve më të shquara të asaj kohe si Zeliha Sina, Luiza Papa etj. Kjo ka qenë një nga periudhat më të bukura për jetën e saj artistike , ndaj dhe repertori i këngëtares u rrit dhe u pasurua me shumë këngë të reja, të një vështirësie të lartë interpretative E megjithatë shteti i atëhershëm, që i shikonte me "lupë" biografitë e këngëtarëve, e rrëzoi me këmbëngulje dy hyrë kërkesën dhe ëndrrën e saj për të ndjekur studimet në Institutin e lartë të arteve. Edhe kësaj radhe karakteri i Mondës nuk u thye Ajo kishte bërë një betim prej artisteje dhe do ta mbante U lidh me artistin e madh Ramiz Kovaçi dhe për katër vjet rresht nisej nga Durrësi për të mësuar mjeshtëri interpretimi dhe për të ndjekur privatisht leksionet e tij për soprano coloratur. Duke biseduar me këtë grua të fortë, e kupton se kyçi i sukseseve të saj , është vendosmëria për ti çuar punët gjer në fund duke parë vetëm përpara
Rajmonda Kamberi ka lindur me mikrofon në duar, por ajo e ka pasur dhe e ka vëth në vesh porosinë e pedagogëve të saj se për tu rritur artistikisht kërkohet punë dhe sakrificë Kjo e ka privuar shpesh herë nga argëtimet dhe detyrimet familiare dhe shoqërore, por nuk e bërë të forëzohet
E thjeshtë e përulur përballë pushtetit të artit dhe larg delirit dhe euforisë, që e vrasin shpesh herë një artist
Skuqet në fytyrë kur shumëkush e krahason me mbretëreshën e këngës sonë Vaçe Zela dhe me magjiken Tefta Tashko Koço Nuk i pëlqen ta mburresh dhe ti kujtosh sukseset edhe pse në një një festë para ca kohësh i interpretoi në mënyrë të shkëlqyer disa nga këngët më në zë të muzikës qytetare greke dhe italiane
Vitet e gjatë të emigrimit në Greqi,me gjithë vështirësitë e tyre , nuk arritën ta zhbënin talentin e madh të këngëtares Edhe përkundrejt lodhjes dhe vështirësive të panumërta, ajo do të gjente sadopak kohë për të ushtruar zërin, do sajonte një rast për tu parë sërish sy më sy me dashurinë e saj të madhe këngën, duke pritur me durim rastin më të parë Dhe ai do të vinte patjetër Monda e quan fat takimin dhe bashkëpunimin e saj me kompozitorin dhe kantautorin e madh Gjergj Leka , sepse ishte ai që hapi para saj udhën e madhe të suksesit, duke zgjuar sërish brënda saj imazhet e fjetura të artit të këngës
Ndofta është kjo arsyeja, që mbrëmjen e koncertit të saj recital " Dëgjoni këngën time"në Ibë, transmetuar nga TV News 24 dhe radio 24, shkallët e amfiteatrit ishin mbushur plot përplot me bashkëqytetarë të artistes, ardhur enkas nga Durrësi, por edhe me emra të mëdhenj të skenës sonë në vite, si Bashkim Alibali, Liljana Kondakçi, Alida Hisku, Ylli Cifti, Naim Kërcuku, Lorenc Barometa etj. Vokali i saj i mrekullueshëm e mbushi me dritë atmosferën e mrekullueshme të asaj mbrëmje të paharruar dhe RAI, (Rajmonda Kamberi) po këndonte në atë skenë, për ti krijuar atij ambienti një festë të bukur por edhe për t'iu treguar kolegëve dhe spektatorëve të shumtë, se ajo kishte mbetur po ajo,"Hoselito" i dikurshëm pavarësisht pengesave dhe cinizmit të kohës dhe viteve të shkuar Kënga e saj ishte bërë me krahë dhe do të vazhdonte përseri fluturimin e saj .









Comments