Agim Bajrami: Kulti i emrit dhe vizionit te një gruaje
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 6 hours ago
- 5 min read

Rreth librit "Ju e dini emrin tim, por nuk më njihni mua" te Linda Shaqirit
Në mesin e shumë autorëve te luginës, qe tentojnë të krijojnë profilin dhe estetikën e tyre shkrimore, dallon edhe emri i Linda Shaqirit
Fillimisht kisha rastin ta njoh në një udhetim poetik në Paris, sëbashku me një grup poetësh dhe poeteshash nga Kosova dhe Shqipëria dhe më pas nga poezitë e herëpashershme, që kjo poeteshe publikon në gazetat dhe rrjetet sociale kombëtare
Janë poezi që krijojnë në heshtje portretin e një gruaje, përballë një peisazh me mure të lartë moskuptimi, ku sado të flasësh dhe ulërish, cinizmi dhe ftohtësia e tyre nuk lëviz Pa dashur të dal nga krahasimet, poezia e Lindës është një lojë ngjyrash mes dukjes dhe mosdukjes, dhe më konkretisht mes ngjyrës së bardhë dhe grisë dominante
Një sy i vëmëndshëm, dallon që në krye se libri poetik i Linda Shaqirit nuk është thjeshtë një përshfaqje poetike, dhe refleksion kulturor, por një udhetim metaforik brenda gjërave më të dashura te saj, për ti bërë ato më të vetëdijshme dhe me shpirt si veten Eshtë ashtu siç thotë vetë autorja në vënd të hyrjes së vëllimit Ky libër nuk flet për emra, sepse emrat janë shenja dhe shpesh mbulojnë, sesa zbulojnë
E thënë më troç
Ky libër nuk është shkruar për ata, që duan ta mbushin kohën me lexime të kota, por për ata, që dijnë të transkriptojnë emrat e zëshëm që klithin dhe dijnë të flasin fjalë të vërteta dhe me peshë
Parë në një kënd më të gjerë, poezitë e kësaj gruaje të shqetësuar, nuk janë vetëm një udhëtim mes metaforash të guximshme, por edhe një thirrje e sinqertë e fjalëve të pathëna, që dredhin peisazhet e ngrirë të realiteteve tona difektozë Duke i dhënë fjalëve një efekt magjik, ato arrijnë ti bindin gjërat e fjetura dhe lexuesit të dalin nga e zakonshmja e tyre utopike , duke i'u veshur përfytyrimeve të tyre, përmasat e një të nesërme, që ata se kanë eksploruar akoma gjer në fund

Lakimi i emrit të saj në të gjitha rasat dhe format, edhe pse në dukje mund të ngjajë me një veprim të zakonshëm gramatikor , mund të konsiderohet padyshim edhe si një ftesë për të panjohurit për të marrë guximin intelektual dhe për të dialoguar me portretin e bukur të një gruaje për një larmi çështjesh të "nxehta " si ato për familjen dhe atdheun, por edhe për të tashmen dhe të nesërmen, që autorja e projekton me sytë e mendjes Kjo e kthen këtë ftesë në një libër me kërkesa rigoroze për një lexim më të vëmëndshëm dhe më të thelluar
Gjithashtu gjatë proçesit të lakimeve autorja gjen rast të depërtojë artistikisht edhe në ato tema, që shumë poetë kanë dështuar ti prekin Shumica e këtyre krijimeve e anashkalojnë tingullin e jashtëm por merren me atë çka ngjet në shpirtin dhe botën e brendshme, duke vizatuar në mënyrën e saj, botën e trazuar të saj dhe hartën memece të ëndrrave dhe idealeve të saj që presin të realizohen Ajo nuk merret me gjeografinë fizike të tyre me toponime e emra të përveçëm, por me metaforat e gjurmëve të . rrugëtimeve të pamundura. Për një shpirt të shqetësuar si ajo kulti i emrit, ka qenë dhe mbetet porta e hyrjes në thelbin e çdo të panjohure Kjo është arsyeja që gjatë leximit të poezive të këtij cikli, çdokush prej nesh provon të njëjtat ndjesi dhe emocione që shkaktohen gjatë eksplorimit të një objekti të panjohur
Ma keni thënë emrin qindra herë
Por askush s'më ka pyetur, si e ndjej
Ndonjëherë më duket gur i rëndë
Tjetër herë si diçka, që s'ka lidhje me mua
Si e tillë kësaj lloj poezie i pëlqen te lëvizë mes kontrasteve dhe thellësive mes te dukshmes dhe së padukshmes, mes individit dhe dekorit qe e shoqeron atë me një xhelozi të sëmurë
Një nga dramat qe vuajnë individë te kohës se sotme, ështe diferenca mes asaj qe shkruan në letër dhe asaj që ndihet në të vërtetë Kjo e shndërron frazën e saj poetike në një veprim ndërgjegjësor Autoren nuk e shqetëson aspak rrjedhoja e këtij veprimi, sepse poezisë së saj i pëlqejnë përplasjet.
Për të motivuar realitet absurde, nëpër të cilat rritet dhe zhvillohet jeta e një individi të kohës sonë, autorja i'u shpall lufte pasqyrave të gënjeshtërta dhe maskave te bukura, fillon kërkimet e saj drejt vetvetes pavarësisht se shpirti i saj i brishtë ende dridhet Ofrimi i leximit të këtyre poezive eshte njëherësh edhe një ftesë për tu zhytur në psiko analizën e një gruaje,por edhe tentim për ta vizatuar atë, në pamje dhe situata te ndera përballë absurdit
Kam qendruan para syve tuaj
Hapur si faqe, që presin të preken
Me krahët si tituj të panjohur
Natyrisht një poezi e tillë e anashkalon estetikën e veprimeve të jashtme duke shpallur sibobjekt qendror brendinë dhe thellësinë
Duke qenë një poezi imazhesh realë ajo i kërkon rrugët e hyrjes rënda tyre jo nëpërmjet portave të zakonshme po nëpërmjet fantazisë
Në një botë jo mirekuptuese, mbrojtja dhe lartësimi i emrit me mjete të zakonshme është gati një mision i pamundur, por jo për një njeri si ajo
Gra si Linda kanë lindur për të qenë antipode të psikologjive dhe atmosferave mesjetare, Vargjet e saj i prishin arkitekturat e vjetra të mendësive tona, prandaj kërkojnë një kohë të veçantë për tu kuptuar
Si pasojë prania e saj krijon fërkime dhe përplasje të forta Ky eshte momenti kur qenia dhe mos qenia fillojnë të mohojnë dhe shtyrë njera tjetrën, por gjithmonë brenda kufijve metaforikë
"Nuk jam hiri, qe era fryu në fushë te zbrazet
As hija e tretur në drite te genjeshtres
Në errësirën e gjykimit të ftohtë
Unë jam zjarri, që pret të digjet"
Simboli i pasqyrës se thyer, "maska dhe çarja" si një trekëndësh i përmbysur barabrinjas, i mjaftojnë autores, qe vetem nëpërmjet kater vargjeve te japë idenë e zhbërjes dhe tjetersimit te individit
Në pasqyre e thyer te fjalëve tuaja
Shoh copa hiri qe s'janë unë
Cdo copë thote dicka për mua
Por asnjëher mozaiku nuk jam unë
Ky eshte një moment kur brenda poezise dhe autores ndodhin procese te medha ndryshimesh dhe refleksionesh te thella psikologjike E shkuara vihet në lupën e shqyrtimit, ndersa e sotmja përgatit për tu bëre e neserme Castet e vogla te dobësive, mërzitje dhe lotët e derdhur në heshtje fshihen menjëherë nga kujtesa e ndezur dhe në vënd te tyre fiton krenaria e saj prej gruaje te fortë
Kapitulli i njohjeve eshte ndoshta më i arriri në këtë libër Metaforat e gjetura dhe gjuha e pasur, i'u japin këtij blloku poezish përmasat e rrefimit, si dhe e veshin atë me një dritë arësyetimesh Libri i autores Lida Shaqiri nuk këmbëngul ta lexosh, por ka gjetur mënyrën e vet, se si afrohet tek lexuesi, si me rrezatimin e fortë emocional ashtu dhe dhe për fjalën e mënçur dhe dhe të figurshme, të cilën autorja ka ditur ta ngrejë në kult.









Comments