top of page

Abdurahim Ashiku: XHELAL ÇERPJA I DARDHËS...


E KAM ME VETE DIBRËN TIME...

Sa herë më vritet shpirti, atje shkoj,me të bisedoj,plagët mjekoj.E kam me vete Dibrën time.Në një titull libri,përmbledhje xhevahiresh,njerëzorë.I kam vënë në gjumë,në burgun tim mizor.Nuk e di,mbase i zgjoj një ditë,mbase nuk mundem,mbase,mbase,mbase...me ta takohem,përqafohem,çmallem...

Tek shfletoja “E kam me vete Dibrën time” – prozë poetike, takova një shok, një mik timin të vjetër. Më falni për “gropën në gjoks”: Ai Xhelal Çerpja nuk është vetëm imi, është i Dardhës, është i Dibrës, është i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevës, Bujanovcit, Çamërisë...Ju ftoj ta lexoni, ta komentoni, fjalën legjendë për të ta thoni...Një monument në bronc, mbi themelet e “Pallatit të tij të Kulturës”, kërkoja 8 vite të shkuara.Ndryshova mendje...E mbyt Skavica...Një monument në bronc në Kodër të Rashe e kërkoj, ta shohë bota me satelit, si yll që nuk vdes, në qiell shndrit...Ka emër kënge ajo Kodër.Është një prehër ku çiftelia i luan vetë telat...Lexim të shëndetshëm

 

 

XHELAL ÇERPJA I DARDHËS APO DARDHA E XHELAL ÇERPES ?

Abdurahim AshikuI kujt është Xhelal Çerpja?Pyeta veten njëmijë kilometra larg...Nuk mora përgjigje.Po Dardha e kujt është?Pyeta përsëri veten njëmijë kilometra larg...Nuk mora përgjigje.E si të merrja?Thjesht sepse në rrënjë të kujtesës Dardha dhe Xhelali janë binjakë në gjak e në shpirt. Dardha është baba, nënë, vëlla, motër për Xhelal Çerpen.Xhelali është bir’ i saj.Nuk e kam bërë ndonjëherë portretin në germë të Xhelal Çerpes.Nuk e di pse!E kam peng.Ma kërkoi Shaqiri në një fluturim germave kompjuterike.I thashë se do të shkruaj diçka.Diçka nga ajo që më ka ngelë në takimin e fundit me të...Ma përsëriti në një takim në bregdetin e Malit të Robit tek më sillte me autograf një BURRË me germa kapitale të Dardhës, Met SulaU ula të shkruaja...Nuk më lidheshin germat në fjalë.Më dilte përpara Dardha me bukurinë që ngjitet në Qan e zbret djersitur, shkallë - shkallë në Lashkizë, Tartaj, Vilë, Shënlleshen, Zall-Dardhë për të marrë një grusht ujë Drini faqeve të pjekura nga dielli.Më dilte Xhelali i qeshur, aq i qeshur sa buza hapej e mbyllej në një simfoni këngësh e vallesh epike.Si dinte ai të këndonte...Si dridhte ai topuz e karthi mbi lëkurë të dhirtë...Si këpuste tela mbi çifteli...Këto e di se Shaqiri ka ditë t’i marrë e lidhë dorë për dore në valle.Diçka do të shtoj edhe unë...Nuk mund të rri...Njëmijë kilometra larg...Në dhe të huaj...Në mërgim...Xhelal Çerpja më vjen e do të më vijë tërë jetën me merakun që nuk e tret dheu, SHTËPINË E KULTURËS TË DARDHËS...Shtëpinë e Kulturës, shtëpi modeste që me bëmat e saj u shndërrua në Pallat Kulture  disa herë e kishin sulmuar ti nxjerrin themelet, të digjnin bibliotekën, më e pasura në Dibër, të grisnin e hidhnin ferrave kostumet qindravjeçare mbledhur me durim nga Xhelali me shokë, të thyenin çifteli, curle, daulle, pipëza e vegla popullore meloditë e të cilëve i kishin dhënë emër folklorit të kësaj treve që artin dhe kulturën e kishte në shpirt.U kishte qëndruar Xhelal Çerpja...Me gjoks...Me “topuz” në dorë...Derisa një ditë...Natë, më kuptimplote është të them se natës mesjetare i ngjau...  Shtëpia e Kulturës e Xhelal Çerpes në Zallin e Dardhës ishte e fundit në Dibër që u shkul themelesh, u shkatërrua, u dhunua...E tash, pas një çerek shekulli, kur ekraneve të vegjël satelitorë e kryefaqe gazetash shoh të demonstrohet për shembjen apo jo të Teatrit Kombëtar (Popullor) më del përpara Xhelal Çerpja me “topuzin” e daulles në dorë...Sikur ata që bërtasin sot t’i ishin bërë krah me “topuz” në dorë  Xhelal Çerpes...Xhelal Çerpja ishte i Dardhës...Dardha ishte dhe është e Xhelal Çerpes...Një monument me germa të dala nga shpirti i mërgimtarit provova sot, këtë mbrëmje Athinase t’i ngre Xhelal Çerpes...Ndërkohë që ka vend t’i ngrihet një monument derdhur në bronc atje mbi themelet e shtëpisë së tij të artit e muzikës...

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page