top of page

A është Toka organizëm?



Gjatë historisë, koncepti i Mëmëdheut ka qenë pjesë e kulturës njerëzore në një formë a tjetër. Të gjithë kanë dëgjuar për Tokën Nënë, por pak kanë ndaluar të pyesin se kush (ose çfarë) është? Ndryshe nga besimi i zakonshëm se Toka është thjesht planet, funksioni i vetëm i të cilit është burim për banorët e tij, mendohet se planeti ynë është organizëm që merr frymë. Kur Toka shihet si entitet i gjallë, ajo merr një kuptim të ri si organizëm që ruan kushtet e nevojshme për mbijetesën e vet.

Në vitin 1979, entiteti që përfshin biosferën, atmosferën, oqeanet dhe tokën u quajt Gaia. Në maj 2015, një artist suedez, propozoi zyrtarisht Flamurin e Planetit. Dizajni i flamurit përbëhet nga shtatë unaza që formojnë një lule në mes, për jetën në Tokë. Kryqëzimi i unazave tregon se asnjë pjesë e Tokës nuk mund të hiqet pa u shembur e gjithë struktura. Bluja e thellë në sfond përfaqëson oqeanin dhe rëndësinë e ujit për jetën në Tokë.

Komponenti vërtet befasues i hipotezës Gaia është ideja se Toka është një qenie e gjallë. Ideja nuk është e re. James Hutton (1726-1797), babai i gjeologjisë, e përshkroi Tokën si një lloj superorganizmi. Dhe Lewis Thomas, shkrimtar, shkroi këto fjalë në vitin 1984 në përmbledhjen me ese, ‘The lives of a cell’:

“E parë nga Hëna, Toka është e gjallë, që noton nën membranën e lagësht, e shndritshme në qiellit blu, e vetmja gjë e bollshme në këtë pjesë të kozmosit.”

Ideja që Toka vepron si organizëm, ka nxitur një ndërgjegjësim të ri për lidhjen e të gjitha gjërave në planetin tonë dhe ndikimin që njeriu ka në proceset globale. Nuk mund të mendohen më veprimet e njeriut në një pjesë të planetit si të pavarura. Gjithçka që ndodh – shpyllëzimi, ripyllëzimi, heqja ose mbjellja e tokave – të gjitha kanë ndikim në planetin tonë; pjesa më e vështirë është se si të kualifikohen, pozitive a negative. Nëse Toka është vetërregulluese, a do të përshtatet ajo me ndikimet e njeriut, apo do të përjashtohet njeriun nga ky organizëm? Ky është thelbi i hipotezës Gaia.

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page