top of page

A ka jetë pa shpresë?!


A ka jetë pa shpresë?!

Nga Fatmir Terziu


Edhe ne po hyjmë tashmë tek numërimi i madh,

jemi në vagonat e mëdhenj të kohës së madhe,

transportohemi,

na numërojnë,

dhe e numërojmë vehten,

numërojmë fasulen dhe orizin,

thjesht sa kokrra mbeten,

numërimi s'është thjesht nga nevoja,

në torbat tona numrat nuk lëvizin,

vetëm se u ndërrohet data dhe boja,

e njëjta gjë me kripën e deteve tona,

me çajin e maleve tona,

me mjaltin,

me ujin nga burimet e ftohta,

numërojmë pa bëzamë,

pëshpërisim duke shijuar dynjanë,

reklamë,

ka tryeza të bukura të shtruara për njerëz,

ka bahçe të mëdha për turistë,

ka kuaj për parada të mëdha lavdie,

ka makina të ndryshme për dashnorë dhe dashnore,

ka miliona godina me bazë shtëpie,

ka bombone, çokollata, akullore,

numërojmë nga brenda një kutie,

hapat për ata që i mbajtëm për dore,

pyesim errësirën e trashë të numërimit të madh,

a janë të martuar, a kanë ndonjë hall,

e kutia na pëshpërit si gjithnjë me kujdes,

numëron,

është zëri i jonë që na rikthehet në vesh,

asgjë nuk u mungon,

flini të qetë mos kini hall,

për njerëzimin e madh nuk ka gjë që mungon,

ka statistika në tokën e njerëzimit të madh,

flini pa frikë mos u mëkatoni syve,

nuk ka kush i viziton,

asnjë xham në dritaret e tyre,

është bërë shumë kthesë,

vetëm se kanë shpresat e veta që i numërojnë,

nuk mund të ketë jetë pa shpresë.

36 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page