A ISHTE VRASJA E...


A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?


Nga Ryzhdi Baloku


Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, përmes shkrimeve të publikuara nëpër disa portale, artikuj këta që pasqyrojnë këndvështrime dhe pikëpamje të ndryshme, se kush e vrau këtë personalitet.

Si dikur edhe tash mbisundon mendimi i një pjese të artikullshkruesve, se personi që e vrau Milladinin ishte mësuesi Haki Taha. Mirëpo, edhe në anën tjetër kemi një pjese të atyre që mendojnë të kundërtën, se atë e vranë shokët e tij të luftës, mendim ky që vjen si rezultat aksiomës së njohur se pas fitores "Revolucioni i ha bijtë e vet".

Për ta brumosur më mirë përmbajtjen e këtij shkrimi, po i prezantojmë disa të dhëna në trajtë nekrologjie nga e kaluara e afërt historike për këtë personalitet dhe atentatorin hipotetik të tij, mësuesin Haki Taha.

Sipas disa shënimeve, Milladin Popoviqi u lind me 23 maj të vitit 1910 në Mal të Zi, nga nëna Stana Radonjiq (1889-195