A e mori vesh Tirana dhe Edi Rama se Marrëveshja e “Ballkanit të Hapur” është antiKosovë?
Nga Skënder Sadri KAPTI
Qeveria e Kosovës me të drtejtë vendosi standartin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve. Serbia menjëherë e tregoi natyrën arrogante, shoviniste, asgresive e antishqiptare deri edhe duke kërcënuar e provokuar kundër Kosovës me propagandë , avionë, helikopterë e tanke. Atëhere lind pyetja se Shqipëria dhe Edi Rama a e kuptuan dhe a u kthjelluan se marrëveshja për “Ballkanin e Hapur” është një marrëveshje thellësisht antishqiptare ku përfitues janë së pari Serbia dhe pas saj Maqedonia e Veriut. Për këtë marrëveshje, kundër saj nuk është se pati ndonjë kundërshtim serioz as nga opozita politike në Shqipëri dhe as nga shoqëria civile,as nga media e as nga interlektualët e Shqipërisë me përjashtime të rralla si p.sh. nga Prof. Eshref Ymeri, ndonjë politikan si Petrit Vasili e ndokush tjetër shumë rrallë.Minimumin që duhet të kishte bërë Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë në këtë moment nëse do të dëshironte që ta ndreqte edhe imazhin e tij negativ , ai duhet ta kishte anuluar dhe të kishte dalë nga Marrëveshja për “Ballkanin e Hapur”. Nëse ai deklarohet në forumet ndërkombëtare që Serbia ta njohë Kosovën , kjo përbën hipokrizi djallëzore për Ramën , pasi nëse e do me të vërtetë Kosovën , pse ai nuk ia vuri si kusht Serbisë për “Ballkanin e Hapur”, se Shqipëria është për Minishengenin Ballkanik dhe vetëm atëhere dhe nëqoftëse Serbia e njeh Kosovën si shtet.
I dashur Skënder,
Rama nuk e anulon dot marrëveshjen “Ballkani i Hapur” se ai është peng i Vuçiçit, pikërisht ashtu si edhe ati i tij shpirtëror, kryediktatori Enver Hoxha, i cili gjatë luftës ishte peng i Dushanit dhe i Miladinit dhe pas luftës peng i Titos. Rama punon për interesat e Serbisë, jo për interesat e Shqipërisë dhe të Dardanisë.
Eshref Ymeri