top of page

A E DIN KONVENTA E BËRNËS KU BIE DIBRA


Abdurahim Ashiku

A E DIN KONVENTA E BËRNËS KU BIE DIBRA QË MBYTET E ZHDUKET PËRGJITHMONË?

40 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare i kanë kërkuar qeverisë të anulojë projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e Vjosë-Nartës, duke vënë në dukje se vendi në të cilën planifikohet të ndërtohet kjo vepër aeroportuale bie brenda zonës së mbrojtur.

Sigurisht nuk e din dhe dibranët nuk kanë as gojë që të flasë e bërtasë e as laps që të shkruajnë dhe të tregojë se në qendër të hartës së shqiptarëve autoktonë në mijëvjeçarë ka një krahinë që quhet DIBRA, krahinë që u tha pushtueseve osmanë “deri këtu ishte hapi i juaj”, krahinë që e mbrojti vendin e vogël evropian me tehun e shpatës në 18 beteja nga 24 beteja fitimtare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, krahinë ku me pushkë hodhi në Drin pushtuesin serbo-jugosllav në një betejë epike 100 vjet të shkuara, më 26,27,28 tetor 1921, në Lanë të Lurës, krahinë me luginën më të bukur e pjellore të lumenjve të Shqipërisë, Luginën e Drinit të Zi që mbante me bukë e me barut banorët punëtorë e trima që në histori ndërtuan Stambollin por Stambolli nuk ndërtoi asgjë, krahinë që... E po lexojeni historinë e Dibrës, lexojeni begatinë e Dibrës dhe as më pak e as më shumë protestoni që ajo mos zhytet, mos mbytet, mos të zhduket nga harta shqiptare. Bota flet e shkruan për Vjosën, për lënien e saj të “virgjër”, mos ndërtimin e hidrocentraleve... Tash po proteston për “të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës... “Byroja e Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës, thuhet në një prononcim publik të saj, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Komiteti ndau shqetësimin e thellë në lidhje me planet për urbanizimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, duke theksuar vlerat e njohura natyrore të zonës. Çështja e projektit të aeroportit të Vlorës u përfshi në ankesën e depozituar më parë nga EcoAlbania mbi Ndikimet e pritura negative të ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë, ku ndërtimi i aeroportit në Vjosë-Nartë është përfshirë si një rrezik iminent në ekosistemin e deltës së Vjosës. Ndërkaq, më herët 40 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare i kanë kërkuar qeverisë të anulojë projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e Vjosë-Nartës, duke vënë në dukje se vendi në të cilën planifikohet të ndërtohet kjo vepër aeroportuale bie brenda zonës së mbrojtur. Koalicioni i organizatave mjedisore theksoi se ndërtimi i një infrastrukture të tillë brenda zonës së mbrojtur shkel në tërësi kuadrin ligjor për ruajtjen e natyrës dhe në veçanti ligjin e Zonave të Mbrojtura dhe një sërë konventash të cilat Shqipëria i ka ratifikuar. Sipas tyre, kjo është vënë në dukje edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë e për pasojë, ndër të tjera krijon pengesa edhe në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.” Për Vlorën, që kryeministri jonë e ka pikë të dobët, për Vjosën, për aeroportin e Vlorës, flitet nga organizata dhe personalitete në notën më të lartë të pentagramit... Për Dibrën nuk flitet fare. Nuk flasin as dibranët që mbyten... Nuk flasin as deputetët e majtë e të djathtë që kanë marrë votën e dibranëve dhe karrigen në parlament... Nuk flasin as Bebe Rexha që thonë se është dibrane dhe kushërirë e parë me Kryemadhin... Nuk flasin as personalitet shkencore me vendlindje Dibrën... Nuk flasin edhe ata që janë shpallur “Qytetarë Nderi” të bashkisë, komunës apo qarkut... Për Vlorën flet e kuvendon me kryeministrin shqiptar Di Capri... Kush e mbron Dibrën... Varrin e luginës së vetme të Drinit të zi e hapi Kimi i Amerikës me Ballukun e Edi Ramës... Dibranëve u është mbyllur goja, u janë bllokuar veshët, u janë ngri gjunjët...

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page