LURË



    Moj kurora mbi kurorë…

    Poeme

    Nga Gëzim LOKA

    1.

    Të lypa në çdo fjalë,

    Të gjeta në çdo shkronjë,

    Me ty nuk kam të ndalë,

    Çdo çast të kohës sonë…


    Me ty e mati kohën,

    Akrep që nuk gabon,

    Me ty e mati botën

    Dhe lotin që pikon.


    Me ty e nisi ditën,

    Me ty e vrulloi hapin,

    Me ty as galaktikat

    Në udhë nuk më kapin.


    Je djepi nanuritës,

    Je fllad i mirësisë,

    Je dheu përtëritës,

    Flladitje e dashurisë.


    Je muza e frymëzimi,

    Je jeta ime vetë,

    Me ty më lind agimi,

    Dhe mbrëmja me ty vjenë…


    Në shtegun e një ëndrre

    ku nis bota intime…

    m’u shfaqe ti gjithë ëndje

    e bukura, Lura ime…

    Më vjen më zgjon nga gjumi

    dhe ëndrrat mi trazon…

    o vis që kurrë s’të humbi,

    ti shpirtin ma gazmon…


    Gjithmonë kam kërkuar, zhengut e verës së nxehtë  muzën e flakëruar, rritur që në djep….


    Lodhur i dërrmuar nëpër rrugëtime, asnjëherë i dyzuar për ty, e mjalta ime

    Kur rron për dikë, I fortë është emocioni, nuk të tremb asgjë as para një honi…

    Në detin e jetës , ngrihen ulen dallgët ëndrra me flladime, ç’m’i shëruaka plagët…

    Notarë të sprovuar kapitenë që ditëm ta çojmë anijen e mbingarkuar me peshën e Lurës sonë…

    Kurrë nuk qëndruam në oaze qetësie, në batica u sfiduam

    në vargje poezie…

    Kalërojmë ne stuhitë

    me gjuhë prej drithërime. dhe rrugës na bën dritë  kjo muzë me plot mjaltime…

    Je levë e Arkimedit,

    që lëviz kohën time,

    më dhe pasuri mbreti

    e bekuara, Lura ime…

    2.

    Moj kurora mbi kurorë,

    Rremba drite bukurie,

    Ç’m’i mbake rrufetë në dorë,

    Nëpër shtigje historie…


    Bijë e Hanës dhe e Diellit

    Nënë e zellshme dashurie…

    Midis Tokës edhe Qiellit

    Pishtar nëpër udhë Lirie…


    Hapi yt furtunë ndër mote,

    Uverturë që shemb male,

    Shtatin rrite n’vrunduj shqote,

    Përjetësisht hapin s’e ndale.


    Moj kurora mbi kurorë,

    Që ngrihesh si katakomb,

    Gjer në majat plot dëborë,

    Horizontit përmbi hon.


    Lurë, o mike mbretërishë,

    Që nga Genti tek Teuta,

    Aleksandri suferinë,

    Që nuk di nga bije tuta.


    Batoja me kryengritës

    Pinë ujë në gurrën tënde,

    Çezari me gjeneralë

    Hëngrën bukë në këto vende.


    Perandorët radhë-radhë

    Ta stolisën, moj Lurë nurin,

    Historia ç’të ka ardhë,

    Suferinë që s’e ndal burrin.


    Osmanllinjtë çallmashqyer,

    Mbetën ndër guva e shpella,

    Ti stoike, zemërpathyer,

    Më e fortë se kështjella…


    Skënderbeu pallëlarë

    Gjeti strehë në gjirin tënd

    Vjen nga koha dallgëmallë

    Një qëndresë që malet shëmb.

    Treqind duvakët e tu,

    Shenjë qëndrese mbi barbarë,

    Doçi yt me ty, o Lurë,

    Në Nëntë Male janë të parë.

    Serbët gen e gjak urryer,

    Kockat lanë në gurë e shkrepa,

    Trevë qëndrese e pathyer,

    Për lirinë ty s’tu dhimbs jeta…


    Nemcja me tabore shumë

    Mbolli plagë në tëndin trup,

    Njëqind e tetë lurianë,

    Në varrezë zezane humb…


    Shenjt ikonë e Pavarësisë,

    Kurorë prej bekimi mori,

    Kryemeshtar i  Lirisë

    Imazot Dom Nikoll Kaçorri.


    Runjë e Mallë maje kurorë,

    Sup më sup seç hedhin valle,

    Ç’i kapën yjet me dorë,

    Lurianët në Luftë të Madhe.


    Lura armët ç’i përpoqi

    Në brigadat e lirisë,

    Legjendari Gjok Doçi,

    Mbet ikonë e shqiptarisë.


    Karakollet përmbi ballë

    Si stoli me kumt qëndrese,

    O moj Lura me kararë,

    Në çdo fjalë një akt bese…


    Në çdo fjalë e në çdo shkronjë

    Gurrë e pastër trimërie,

    Brez pas brezi, gojë më gojë,

    Altar me bekim lirie.


    Altar me bekim lirie,

    Notë në pentagram shprese,

    Gen i shquar krenarie,

    Sofër buke, derë bese…


    Moj e urta, me karare,

    Gjithë trazime mirësie,

    Sofër bujare në male,

    Për çdo zemër shqiptarie…


    Për çdo zemër shqiptarie…

    Dorë e zgjatur, dorë bese,

    Nëpër shtigje dashurie

    Endesh me mesazhe shprese.


    Moj kurora mbi kurorë…

    Mal më vete qëndrestare,

    Besën fale ku dhe dorë,

    Qeverise me karare…


    Qeverise me të drejtën,

    Kandar nderi në çdo kullë,

    S’e përbalte të vërtetën

    Për çdo grua, për çdo burrë…


    Moj kurora mbi kurorë…

    Pi e s’nginjesh në afsh lirie,

    Yjet e qiellit mban në dorë,

    Nëpër shtigje përjetësie…


    Moj kurora mbi kurorë…

    Jep e merr me nëntë male,

    Digjesh flakë si meteor,

    Grykash honesh ti hedh valle…


    Historinë gjerdan në qafë,

    Medalione sa vetë koha,

    Ti e urta, ti e serta,

    Flamurtare ndër epoka…


    Nuk i ule gjunjët kurrë,

    Bijë e hënës dhe e diellit,

    Tek çdo grua e çdo burrë,

    Ngrohtësi dhe erëmim prilli…


    Moj kurora mbi kurorë…

    Me livadhe dhe kodrina,

    Rrjedhin ujërat nën dëborë,

    Pi qumësht hëna mbi shpatina…


    Erëmon bari nëpër boga,

    Tëndelinë e borzilokë,

    Bukurinë ta çmoj Evropa,

    Hiret e tua bënë epokë.


    Dremit lulja në qerpik hëne,

    Gjethja çel në sy të diellit,

    Zgjohet fusha bri një ëndrre,

    Zgjohet mali rrëzë një trilli…


    Moj kurora mbi kurorë…

    Dheu ynë ilir-dardanë,

    Flatron shqipja qiellit prorë,

    Për këto troje, për vatanë…


    Të këndoi ty lord Bajroni,

    Të këndoi Edit Durhani,

    Në çdo cep të këtij globi,

    Lurë moj, ta çuan zanin…


    Zani yt jehon e s’ndalet,

    Za me flatra prej bekimi,

    Qeshin fushat, jehojnë malet,

    Të shkojnë bëmat drejt amshimit…


    Moj kurora mbi kurorë…

    Je Edeni ëndrrës sime,

    Dashuritë mi dhe në dorë,

    Në çdo çast të jetës sime…


    Në çdo çast të jetës sime…

    Do ta ngre një monument,

    Dhe me të ty unë ndër marrshime,

    Më jep jetë e të jap jetë…



    Gëzim LOKA

    #Gëzim #LOKA

    56 views

    Shkrimet e fundit