Jetë
Astrit Lulushi
Vdekja nuk është asgjë.
Njeriu vetëm shkon
Në dhomën tjetër
Çfardo që ishte ende është
Jeta do të thotë gjithçka
Që thoshte më parë
Është e njëjta gjë
Që ka qenë ndonjëherë,
Vazhdimësi e pandërprerë
Nuk është jashtë mendjes
Sepse është larg shikimit
Gjithçka është mirë
Asgjë nuk ka shkuar
Dhe as ka humbur
Vetëm për një moment
Dhe të gjitha do të jenë
Ashtu siç ishin,
Vetëm më mirë
Pafundësisht
Përgjithmonë.
Comentarios