top of page

Hobí


Prof Dr Fatmir Terziu


Kopshti i vogël afër shtëpisë, ose ai i marë me qira dikund, vërteton se kursehet jo vetëm itinerari në lidhjen banesë-dyqan i perimeve, por dhe një mundësi për të treguar se kursehet duke humbur pa kuptuar, mes një këndi ku kjo shfaqet si hobí. William Teli, me paradigmën e individualitetit absolut, ndoshta tashmë e mënjanuar nga vëmendja, shpalli se sëpata shtëpiake kursente nevojën për marangoz mes kësaj hobíje. Kjo ka mbetur ndoshta, me të vërtetë një ontologji e tërë e vetëdijës së sotme, ku mund të përpilohej nga majat e Shilerit për mundësinë e integrimit duke kursyer në majën më të lartë të sarkazmës dhe filozofisë.

Kësisoj edhe veprimtaria më e tepërt, edhe ajo që na duket si e pakuptimtë, e ndërmarrë nga vetë njerëzit në dobi të njerëzve është e integruar mes një hobí në shoqëri. Duhet të themi se edhe një nevojë apo një përhumbje sociale është vënie në punë e vetes. Disa forma të tilla të punës, i qasen shërbimit të integrimit. Integrimi si i tillë nuk është si mjaft veprimtari që më parë ishin të deleguara nga forma të tjera. Në kohën tonë dixhitale idea që dikush mund të kursejë paratë që shpenzon në shërbime, në një shoqëri të bazuar në ndarjen e punës, i përket një niveli shumë të vjetër të vetëdijes. Ajo është një ekonomi e bërë nga vetë-interesi kokëfortë. Një ekonomi e cila fluturon përballë faktit se është vetëm shkëmbimi i aftësive të specializuara që e mban të gjithë mekanizmin që shkon në radhë të parë tek interesi, se sa tek xhepi. Hobí?

Në kushte të tilla do të ishte e gabuar dhe e pamend të pritet ose të kërkohet që njerëzit të jenë vërtet produktivë. Produktiviteti i tyre është thjesht angazhim mes kësaj hobíje. Është integrim në vetëvete, por edhe një hapësirë ku aftësia për të sjellë diçka që nuk ishte dhe nuk është faktikisht tashmë atje, është gjëja që është zhdukur prej tyre pa e kuptuar se e kanë vetëzhdukur. Në rastin më të mirë, ato që prodhohen si të tilla, vështirë se janë më shumë sesa hobí. Hobia e tillë shkon pastër tek imitimi i poezive dhe fotove, të cilat, janë angazhimi i vetëm që mund të bëjnë këta amatorë. Por këta amatorë në tregun e sotëm të shitje-blerjes sociale janë edhe triumfatorë të denjë në përfshirje. Përfshirje deri në konkurime. Ajo që ata krijojnë ka diçka jo thjesht të tepërt në lidhje me këtë, por një tepricë në mendime. Kjo tepricë bën të ditur aftësinë inferiore të produktit, i cili nga ana tjetër vulos arratisjen e dëshirave nga çdo kënaqësi që të marrë në prodhimin e tij një risi për mirë.

Arsyeja pse ndodh kjo është se e gjitha sa u tha krijohet nga shkurtimi i imagjinatës që i privon ata nga fakulteti i gjendjes krijuese të këndshme në radhë të parë, por që i vuri me imitimin, kopjimin dhe “angazhimin” në ballë. Njerëzve u është refuzuar liria, dhe vlera e saj është dobësuar, për një kohë kaq të gjatë sa që tani njerëzit nuk e pëlqejnë më atë. Ata kanë nevojë për argëtim të cekët, me anë të të cilave konservatorizmi kulturor i patronizon dhe poshtëron, në mënyrë që të thërrasin forcën për punë, e cila kërkohet prej tyre nën rregullimin e shoqërisë që mbron konservatorizmi kulturor tej hobísë.

36 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page