Grua Fatmir Terziu
Dhe Ti…vjen në kuvertë lundron si e panjohur me frymën, me grimcën më të ndjeshme të oksigjenit udhëton me Fjalën, të parën nyje të genit, pasagjer i ftohtë i moshës së prushtë, bashkëudhëse në trokitjet e zemrës, ndërsa rrethon gishtin me bekimin e artë në ritmin e butë, loton në kristale diamanti hyn në armatën e madhe të njerëzve të dashuruar, dhe Ti, je bukë, je kripë, je jetë, s'je më pasagjer i huaj për mua, dhe Ti, je Grua! Je Grua, e njëjta me udhën që bëri nëna ime, dhe rruga e gjatë me katragjyshe, je Grua, një shenjtore e përjetshme e virgjër, në zemrën time troket diçka më ndryshe, je Grua, je dashuria që shkruaj, kurrë s'mund të mbarohet për Ty një libër, a ke qenë ndonjëherë e huaj?! Dhe Ti… Je vetë dialekti i gjuhës së gjuhëve, lundron në ujësinë e madhe të dhimbjes me biletën e brumit të bluar prej mushtit të drurëve, me qumështin e jetës që vjen prej lindjes, në buzët e njoma të fëmijëve… …dhe Ti… e thek rininë në bulëzat e gotës sime të dehur ka mjaft fjalë brenda një gradacioni të tillë, e di që je zemëruar, por ke heshtur, dhe Ti… e ke zgjuar natën deri në të gdhirë, nuk ka ndonjë grindje që s'ka vdekur, dhe Ti … e ke bërë për të mirë, dashurinë për të mos e tretur. Dhe Ti, … ke harruar se ke ndonjë hall, si një Perëndeshë e ëmbël ke buzëqeshur, ka mjaft prej arsyeve për të gjithë, përveç durimit të madh, dhe Ti, … si një bukuroshe e përfjetur, e ke gëlltitur dashurisht çdo fjalë, s'ka Fjalë që toka s'e ka tretur kur dashuria lundron në rrugët e saj. Dhe Ti, njësohesh në cipalin e ëndrrave me mua, dhe Ti, je Grua! Më thuaj pastaj që të mos të dua.
Lela Dardha Kokona
Adhurim per gruan me nje sinqeritet te brendshem, i cili spikat qarte e bukur ne vargjet tuaja brilante, i ndikuar nga mendimi juaj logjik z. Terziu.Sa bukur i keni pasqyruar vlerat e gruas ! Nje kushtim me te gjithe dimension e saj femeror , si shoqe, bashkëshorte , nene, pjesemarrese ne vendimmarrje si grua moderne e barabarte me burin, e cila ka permbushur qellimin e saj ne jete.Per ju, ajo eshte nje simbol i virtytit, i punes, i sakrifices, perkushtimit ,nje mbrojtese e vlerave familjare.Duke i ditur asaj se cka mban nen lekure, i keni dhene meritat qe ajo meriton.Nuk eshte e lehte te zbulosh vleren e saj te vertete me sy te lire.Jo te gjithe e…
Minush Hoxha
Te mos duash me pasion, te mos e trajtosh motiv suprem per ta jertuar jeten dhe, te mos vargerosh per nje grua-gruan tende, eshte sikur t,ia kethesh krihet jetes dhe t,mos duash te jetosh. Kur ky adhurim del nga ,,dore'' e poetit, atehere ajo hymnizohet si nje shenjteri. Dhe, perhere e per tere jeten ne keso frymzimi e adhurimi te gruas.
Nexhi Baushi
Kjo poezi të rrënqeth për atë diapazon të gjërë të një shpirti të lirë për atë dashuri që blatohet me ato fjalë aq të ndjera, aq thë thella, aq të fuqishme, për atë që mëkon një ardhmëri të sapoardhur së bashku me atë qumësht të artë. Nuk po gjej fjalë për të përshkruar emocionet që më përcolli kjo poezi në çdo fjalë e varg. Në piedestal e ke ngritur, e ke hyjnizuar emrin grua dhe kjo nuk është gjë tjetër vetëm vendi që meriton ta ketë çdo grua. Mrekullisht e bukur. Ajo trevë nga ku je gatuar, ju ka paisur me shumë dhunti të pasur, me shpirtin e dëlirë, me dashurinë për tokën, me dashurinë për fjalën e…
Durim Çaça
Bukur, mik! Art i frymëzuar!
Timo Merkuri
Veç një dashuri e madhe vullkanike si e poetëve të vërtetë krijon një llavë të tillë që derdhet nëpër vargje magjike pa patur formë (kallëp) paraprakisht. Urime Fatmir Terziu .