top of page

Deti


Astrit Lulushi


Detet duhen mbrojtur, edhe pse aty, veç peshqve, asnjeri nuk banon. Kështu mendojnë disa. Të tjerë thonë se është pasuria nëndet, që i bën ujrat të lakmueshëm. Detit mund t’ia kthesh krahët pa pasur frikë se të vjen ndonjë e keqe; dhe mund t’i vësh gjoksin e ta çash nëse kërkon rrugëshpëtim; deti është për njeriun mburojë dhe shpëtim. Të humbësh det, është si të humbësh shpresë.

Shumë popuj nuk kanë dalje në det dhe ushqejnë veten me ëndrra, krijojnë mite, deri luftra, për një “copë det”. Arsyeja është se njerëzit pranë brigjeve të detit njihen historikisht si shpikësit e shkrimit; jeta është më e gjërë e më e larmishme në det e në tokë; është sikur të jetosh dy jetë njëherësh; edhe nevoja për t’u shprehur, komunikuar e shkruar është dy herë më e madhe. Në këto kushte, në lashtësi, kultura e shkrimi erdhën nga ‘popujt e detit’ dhe u përhapën përgjatë bregut rreth gjithë detit Mesdhe. Pellazgjishtja, Ilirishtja, Helenishtja (e cila nuk mund të shpjegohet e plotë me Greqishten moderne pa ndihmën e Shqipes), Etruskishtja e Latinshtja u përhapën në Evropë dhe filluan të shkruheshin shumë herët me gërmat e detarëve Fenikas; kulturat që ranë në kontakt i zhvilluan ato më pas. Sllavët erdhën herët në kontakt me Ilirë, Helenë e Romakë, por nuk u vendosën në trojet e sotme e më gjërë deri pas vitit 700. Në mënyrë të ngjashme, gjuhët Urale - jo indo-evropiane, të folura në një zonë të përbashkët me gjuhët sllave - nuk filluan të shkruheshin deri relativisht vonë, vetëm atëherë kur njerëzit që flisnin këto gjuhë zbritën nga Vargmalet dhe u hapën, panë, e ranë në kontakt me detin.

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page