DETI
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 22, 2020
- 1 min read

Për mua nis këtu deti mbaron për të andejmit ky det me dy fillime ëndrrash që nisën natës që shkoj të përfytyrova detit delfinë të shoqëronin dhe një ngjarje e kam dëgjuar gojëve që sjellin përherë shembujt më pasurojnë gjithmonë ky det nis këtu për mua
Vasil Klironomi
Ja një tjetër gostitje poetike nga poeti i vizioneve liriko-filozofike, z.Vasil Klironomi.
Poezi e shkurtër, si shkrepja e beft e një blici vetëtime mbi pellgun e vogël ku pasqyrohet një qiell i tërë. Gjithashtu, nën atë shkrepje ndriçohen dy brigje të dashurisë, dy ëndrra e deti për t'u përshkuar… Në variant tjetër : Aty janë brezat njerzor që i përcjellin njëri-tjetrin shpresa… Aty janë…
Është arritje e madhe për krijuesin cilësia e artit të tij të nxit e përcjellë shumë kuptime e interpretime, të prodhojë për këdo energji emocionale që vë në lëvizje valë e shpërthen pasione, të cilat mund të mos përputhen fare me ato të autorit. Urime, urime mlk i shumërespektur!