top of page

Bora




Poezi nga Anzhela Dimcheva

De profundis

(Nga thellësitë)


Me sy të nxjerrë, poezia ende këndon -

trishtimi i saj nuk është i pakuptimtë.

Me duar të thyera, poezia ende mbart -

ngarkesa e saj nuk është paraja, por përgjegjësia.

Me këmbët e ngërthyera, poezia ende shpejton -

Së afërmi është dita e guximit të vdekshëm.

Me ëndrrat e saj të djegura, poezia mendon -

e detyruar të heshtë, nuk sjell asnjë fat.

Me zemër të thyer, poezia di:

shpirti i saj nuk është këtu, në epiqendër të rreshtit.

Pa dëgjim dhe zë, poezia këndon -

përgjithmonë e lumtur - nga pranvera e saj kristalore.

Pavarësisht se çfarë themi - në zemërim apo në pasion -

poezia e shkëlqyer nuk është veçse

një armaturë e gjallë njerëzore.


Bora


Bora

është zjarr i magjepsur

dhe bardhësia u vë flakën shtëpive.

Solemne dhe pashmangshmërisht të rrepta,

aty digjen grimasat e mbrëmjes.


Kolona mermeri, aq antike,

ngrihen në errësirë

papritur,

njerëz të varfër, të dashuruar dhe të sëmurë

dalin të përshëndetin njëri-tjetrin.

Gishtat e çmendur prekin

lakuriqësinë mosbesuese ...

Midis shkurreve të errëta

thumbat fshihen -

si gjethe të kuqe, duke rënkuar.

Dhe si në një teatër helen

(në një film surreal!),

Nga pas maskave

era po fryn -

e gëzuar që ka mëkatuar ...

Përktheu: Gladiola JORBUS

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page