SOT…
- Oct 6, 2023
- 1 min read

MYSLIM MASKA
SOT…
PERKUJTIMORE
Sot,
Hëna doli
Një minutë me vonesë,
Ndoshta
Mbajti një minutë “zi”
Për HALITIN,
Babanë tim,
Që për mua,
Ishte shenjtë… 2003, DROBONIK, BERAT.
PËRSE?
Përse moj PERËNDI
Kur isha i ri, i bukur, i mençur
Heshte!...
Tani,
Që jam duke vdeur
Më bënë FLORI?…









Poezitë kushtuar babait shprehin gjithmonë vlerësim. Kjo poezi për babain e poetit, është një poezi me kursim në fjalë, por që mund të quhet dhe një roman, gjë që e bën të ditur se ende është i rëndësishëm me mall përtej volumit me fjalë. (F.T.)
Doja të shkruaj dhe unë për poezinë që Myslimi i kushton babait të vet Halitit, por duke qenë i sigurt se nuk do ta shkruaj më bukur se miku ynë Kozma Gjergji,
do të mbetem te urimi: Arritje dhe vetëm arritje!
Vasil Klironomi
Çdo krijim poetik është i realizuar kur arrin të ngacmojë e zgjoi diçka, ose të të ngulë në shpirt gozhdë emocionale, si në këtë poezinë e Myslimit për Babain. Vjersha më rikujtoj atë vjeshtë të largët kur qëndruam bashkarisht me baba Halitin, i cili na foli më shumë me urtësinë e fisnikërinë, apo siç e thotë më mirë poezia, me shenjtërinë e tij. Kështu më ka ngelur në kujtesë. I paharruar kujtimi i tij i ndritur!
Paçi kurdoherë gëzime në familje, krijimtari e kudo! K.Gjergji.