top of page

TI


Sokrat Habilaj

Ti nuk je as ikje, ti nuk je as ndalesë, Po je boshti ku toka nis vërtitjen e saj. Ti nuk je as gota plot, as lënë në mes, Po i kuqi i buzëve që mbeti në një skaj.


Ti nuk je as afër, s’je as fundi mbi dhè Po meridiani ku përcaktohen largësitë. Ti nuk je as gruaja, as e dashura nuk je, Ti je prushi që djeg të gjitha tradhtitë.


Ti nuk je as nëna, po ti nuk je as motra, Po je meraku i tyre i kthyer në një grua. Ti as më pret, as më përcjell te porta, Po ti je fryma që udhët i shtron për mua


Ti nuk je as dje, as ajo që do vijë nesër. Po qielli ku bota çdo natë ribëhet s’pari. Ti nuk je as më pak, ti s’je as më tepër, Je koha ime, ndalur në një stacion malli.

35 views2 comments

2 Comments


sotir.mimi
sotir.mimi
Sep 21, 2021

S.Athanasi:

Në këtë poezi të bukur spikat këndi unikal i shikimit të dashurisë!

Urime! S.A./ Athinë!


Like

mich.maska
Sep 20, 2021

Poezi e shkruar bukur. e fresket ne konceptim. Urime, Myslim Maska, Athine.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page