Sodis dritën e ditës së re, dhe zogj të heshtur, me grimca te arta drite në sqep, teksa lëshojnë nga kulmi i çatisë sytë si rruzuj zhive.
Qindra sy më përshkojne mishin sikur të ishte re, mijra sy dalin prej meje. Mendoj kurmin e dikurshëm të dikujt, bërë qyshkur dhe dhe sytë bërë zogj, kredhur si unë kështu në kolltuk duke soditur të njëjtën pamje. Teksa sodis, përfytyroj fluturën a lulen, ku do të rimishërohem. Sytë dua të më bëhen zogj.
Comentários