
- SHKRIM PROFIL -
MEVLUD BUCI I DIBRES, QE PER 50-VJET KA VESHUR DHE MBANE PASTER MANTELIN E DIJES.
Të shkruash për njëriun që e meriton është respekt dhe mirënjohje - V.Hygoi
SHKRUAR NGA: FRAN GJOKA
Të shkruash gjithnjë të vërtetën është tregues i një njëriu intigritet, me virtyte të larta morale dhe intelektuale, është dëshmi i një karakteri të lartë njërëzor.
I tillë është dhe mbetet miku im i vjetër Profesor Mevlud Buci, figurë e shquar e gazetarisë shqiptare, mjeshtër i artit pedagogjik, por dhe një shkrimtar i spikatur dhe i talentuar. Kam kujtime të bukura më këtë përsonalitet të arsimit dhe letërsisë jo vetëm në profesionin e gazetarit ku kemi kontribuar sëbashku mbi 40-vjet, por dhe vecenarisht në fushën pasionante të gazetarisë.
Jemi njohur dekada të shkuara në redaksinë e gazetës "Mësuesi", gazetë me peshë në fushën e edukimit dhe të didaktikës, e cila vinte në lëvizje dhe nxiste dashuri ndaj mësimdhëniës, çonte përpara vlerat e arsimit shqip, por që tani ajo gazetë i mbetet kohës së shkuar, pa drejtësisht ajo nuk ekziston më.
Mësuesi dhe drejtuesi i talentuar i asaj kohe i "Katër-Grykëve" Dibër shkruante dëndur e më pasion, trajtonte problemet e arsimit dhe të edukimit. E pata njohur mirë mikun tim të vjetër, e ndjeja ngrohtësinë, urtësinë, sinqeritetin dhe talentin e të shkruarit dhe gjykimet e thella që jepte gjithmonë në fushën e mësimdhënies. Sot, edhe pse i ka kaluar të 70-tat, Mevludi është ende energjik, pasionant dhe i shkathët, një studiues dhe intelektual i mirë, që rrezaton vlera të rralla dhe talent të spikatur. Eshtë po ai njeri i dashur dhe miqësor. E shoh gjithnjë me respekt, flasim shpesh e më përzemërsi dhe gjitnjë sjell ndërmend tipin dhe natyrën e tij fisnike të njeriut me zemër të madhe dhe shpirt të gjërë. Mevludi ka shkruar dhe botuar deri tani 30 libra dhe vazhdon të shkruajë, ku disa libra janë tashmë të njohur në pasaportën e tij krijuese.
Shkrimtari i njohur Mevlud Hazis Buci u lind më 02. 03. 1951, në Lukan (Katër Grykët - Selishtë - Dibër). Ai ka mbaruar arsimin fillor, në Kacni e Lukan dhe shkollën 7 - vjeçare në Lunarë të Katër Grykëve me rezultate të shkëlqyera, pastaj vijoi shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, më vonë Fakultetin e Gjuhë – Letërsisë shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka kryer specializimin për stilistikë dhe letërsi me rezultate të larta, po ashtu të gjitha kategoritë e kualifikimit të mësuesisë. Në vitet 2011 - 2013, përfundon studimet pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Humane të Zbatuara të Edukimit dhe mori gradën për Drejtim dhe Administrim në Arsim. Ka punuar 46 vite si mësues i gjuhës dhe letërsisë, si drejtor e nëndrejtor në shkollat më të mëdha e të vështira, në Dibër e Tiranë. Përkatësisht, në shkollat “Kadri Abdihoxha”, Qafë Muhurr, Selishtë, “Kolë Jakova” në Laknas ku ishte drejtor, si zv. drejtor, në shkollat e mesme “Ataturk” e “Sandër Prosi” në Tiranë, si organizator e mësimdhënës në shkollat “Sadi Nuri”, Yrshek, e “Murat Toptani” në Tiranë. Mevlud Buci mban titullin: “Anëtar nderi i Diasporës” dhënë nga gazeta ”Emigranti”, titullin:”Mësues i dalluar”, dhënë nga Ministria e Arsimit.
Mbi 50 vite, ka shkruar në mjaft organe shtypi, lokale dhe qendrore, mban vlerësime në shtypin publik, ushtarak dhe nga revista shkencore. Ka shkruar me qindra artikuj në revistën”Hosteni” me pseudonimin “Runja”, në revistën “Obelisk”, “Humori shkodran”, “Kunji”, “Mësuesi”, “Humor e satirë”, “Urtësia”, “Gjuha jonë”, “Emathia”, “Arsimi sot dhe nesër”, ”Rreth e rrotull” etj. Për shumë vite ka qenë bashkëpunëtor i Radio Kukësit, RadioTiranës, bashkëpunëtor shkencor i Akademisë së Shkencave (Instituti i Folklorit).
Mevlud Buci është stërnip i Hoxhë Bucit (Mullà Bajram Bucit) i cili ishte sekretar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Dibrën, shok i Iliaz Pashë Dibrës, zotërues i 7 gjuhëve të huaja. Me babanë e me të birin, Hoxhë Buci u vra për mbrojtjen e atdheut në shtator 1913, me të birin Mustafanë e Hoxhë Bodinin, në malin e Petrinos (Petrino) në mësymjen e dytë kundër sebëve. Kulla e Bucit, historikisht ishte bazë e patriotëve të Dibrës e më gjerë. Xhaxhai, Bajram Buci (I Riu) ishte luftëtar i lirisë qysh në njësitin e parë të çetës së Dibrës, shtëpia ishte bazë e luftëtarëve të lirisë të Dibrës, Matit, e më gjerë.
Mevlud Buci është nip i kullës atdhetare të Manukëve të Luznisë, Hazis e Demir Manuka, burrave të shquar e mentarë, Rrem, Destan, Naim, Sakip, Fetah, Maliq, Seit, Gani, Veli dhe Naim Manuka. Më 1920, dajat qëndrestarë e shndrruan kullën në kala qëndrese, ku në rrethim, u vra edhe komandanti serb, gjeneral, - thotë muza popullore. Mevlud Buci është autor i 28 librave artisticë dhe studimorë. Libri i tij i parë “Krushqia e korbit”, u botua më 1997 dhe u miratua nga stafi shkencor i Ministrisë së Arsimit në listën e librave të rekomanduara për lexime jashtë klase nga nxënësit e arsimit 9 – vjeçar. Libri “Metafora e shpirtit” (me 1500 aforizma filozofike) të krijuara nga autori u rekomandua nga DRA e Tiranës lexim për nxënësit e shkollave të mesme.
Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe poezia, ku si gjini e letërsisë bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor, shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje dhe vargjet pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e arta të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë jetës. Autori Mevlud Buci ka kërkuar shumë në këtë lëmë të kulturës popullore, duke na përcjellë të botuar libra me vlerë në fushën e kërkimit të shpirtit dhe etnopsikikës kolektive, ku fabulat, shëmbëlltyrat, parabolat, anektodat, grimca të krijuara apo të mbledhura në gjirin e popullit, gjurmimet gjuhësore dhe letrare rreth të folmeve me dy kuptime, alegorike etj, janë pjesë e vektorit krijues dhe kulturologjik të këtij autori. Është e famshme mençuria dibrane, por ajo që quhet “alegoria dibrane”, është e paarritshme në kohëhapësirën shqiptare dhe globale, është Himalaja e pazbuluar ende e një thesari të vyer, që na dëshmon gjurmët e ndritura të mendësisë kolektive dibrane që nga kohët prehistorike dhe mitologjike, deri në ditët tona. Fjala dhe kuvendi i dibranit shquhet për mendjemprehtësi e lakonizëm, për peshë mendimi, për sinqeritet e dashamirësi, por dhe për këmbëngulje e qëndresë diktuese, bindëse. Pjesë të këtij vektori kulturologjik ka kohë që na sjell me një përkushtim dhe përgjegjësi të madhe mbledhëse e krijuese shkrimtari dhe folkloristi Mevlud Buci, autor i 30 librave të llojeve dhe zhanreve të ndryshme letrare, ku sundon mbledhja dhe krijimi i proverbave, alegorive dhe të folmeve me ngarkesë stilistike të shumëkuptimtë.
Në librin “Alegoria e Dibrës, filozofi e shekujve”, Mevlud Buci përmbledh grimca, kujtesa, porosi të filozofëve popullorë të Dibrës, thënie të mjeshtrave popullorë të rrëfimit, bëma e ndodhi të njerëzve të mençur të kësaj treve sharmante, ku gjuha ngrihet në një kult lirie dhe qytetërimi, e veshur bukur me anektoda, sentenca etj. Përpjekjet për të krijuar një mendim për gjuhën e kodifikuar, të cilën dijetari francez Roland Barthi e vlerëson si fillesë të asaj që ai e quan metaligjërim, të çojnë detyrimisht në odat e burrave në male, ku nuk mjafton gjuha e drejtpërdrejtë për të komunikuar, por duhet që kjo gjuhë të pajiset me “çelsa të fshehtë”, të cilët mund t’i përdorin vetëm burrat e ditur dhe mendjemprehtë. Oda e Dibrës është unikale në përdorimin e kësaj gjuhe, e cila me kohë është kthyer në një arketip mprehtësie dhe syçelësie. Mevlud Buci e njeh me rrënjë këtë gjuhë, ka bredhur odave në male në kërkim të nektarit psiko-linguistik, ka kontaktuar me qindra persona me të cilët ka ndërtuar ura jo vetëm njerëzore, miqësie e bashkëpunimi, por dhe ura kulturologjike, duke e përdorur përvojën e tyre diturore, si “lëndë të parë” për materien e librave të tij të shumtë, që janë një përcjellje virtuoze e kulturës së thellë të shpirtit kolektiv dibran në veçanti dhe të shpirtit kolektiv kombëtar në përgjithësi. “Alegoria e Dibrës, filozofia e shekujve” është një libër ku autori ka bërë përpjekje shteruese për të nxjerrë në pah botën magjike të populllit, ato thesare të trashëguara që në prehistorinë e largët, që u mbushën me nektar mençurie nga burrat më në zë të Dibrës, Matit e krejt trojeve etnike shqiptare.
Që nga Lekë Matrënga, Pjetër Budi e Pjetër Bogdani, kjo energji nuk u ndal asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër, brez pas brezi, nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni dhe Shiroka për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni e deri në kohët tona, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij.
Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, Adem Zaplluzha, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësojë e pasurojë edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare.
Më 2009, Mevlud Buci mori çmimin e parë në konkursin mbarëkombëtar për librin monografik –studimor “Myftinia e Dibrës dhe magjistër Ruzhdi Lata”, organizuar nga Akademia Islame.
Më 1998, Mevlud Buci u radhit në listën e luftëtarëve për gatishmëri për çlirimin e Kosovës. Mban dëshminë e anëtarit të kryesisë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, titullin “Mësues mjeshtër” për shembullin në shtypin pedagogjik, Medaljen “Naim Frashër” dt. 12. 12. 1998, dekret 6911.
Më 26 nëntor 2016, mori “Mirënjohje” nga shkolla Sohodollit të Dibrës, ku dhuroi 700 libra, 10 dosara dhe 128 revista shkencore.
Më 28 shkurt 2018, u nderua me “Mirënjohje” nga Komuniteti Mysliman për ndihmën në shtypin “Drita Islame” për vëllazërimin fetar.
Mevlud Buci mban çimimin “Pena Budi”, 2014, akorduar nga revista “Emathia”, në Mat.
Më 30 tetor 2019, nderohet me “Mirënjohje” nga shkolla 9 - vjeçare Vranjt, e Kastriotit të Dibrës për arritje në mësimdhënie dhe për botimin e librave të tij. Me motivacionin “Për kontribut të veçantë në mësimdhënien e nxënësve”. Krijimtara juaj është një dritare më shumë për të ardhmen tonë”.
Më 12 shtator 2020 ka marrë “Çmimin e Karrierës” në konkursin “Muza Budiane 5” (organizuar në shkallë mbarëkombëtare).
15 nëntor 2020, nderohet me Mirënjohje për poezinë e botuar në antologjinë poetike “Na bashkoi poezia 7”.
16 shkurt 2021 vlerësohet me titullin e lartë “Nderi i Shoqatës BPVPSH” me këtë motivacion: “Për bashkëpunimin efektiv me kryesinë e shoqatës BPVPSH, si zëvendëskryeredaktor i gazetës “Zëri i të moshuarve” dhe si botues i 30 librave në prozë, poezi e satirë”.
Gjithmonë ka shprehur pëlqimet e Tij për: Dashurinë për njeriun, traditat, folklorin, misteret e psikikës e të pedagogjisë, mjeshtërinë dhe taktin në mësimdhënie dhe në drejtimin arsimor.
Sot Mevludi u gëzohet aftësive të tij, përpjekjeve, mundit dhe djersës, sakrificave dhe dinjitetit, skaliti dhe portretizoi figurën e një përsonaliteti me vlera të mëdha intelektuale jo vetëm në mësuesi , por dhe në krijmtari. Eshtë botues i 30 librave dhe sic thotë shoku dhe miku ynë i nderuar Mevludi kam edhe 5 libra të tjerë, që shumë shpejt presin dritën e botimit. Jam i bindur se tërë kjo punë e e mirëfilltë krijuese për afro 50-vjet, do të jetë inspirim për brezat e ardhshëm. Pena e artë e Mevlud Bucit do të shëndritë netëve në pavdeksinë e mësuesisë dibrane e më gjërë. Sot, i urojmë Mevludit pleqëri të mbarë dhe jetë të gjatë bashkëshortore ku do të mbetësh i nderuar krenar, si një zë intelektuali të përkushtuar dhe më integritet të lartë njerëzor.