2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES


At Gjergj Fishta: -8o VJET- 1940 - 2020

AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.

Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…

Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh librin:

Daniel GAZULLI - Fritz RADOVANI

Në 70 – vjetorin e vdekjes së Poetit tonë Kombëtar!

Ia kushtojnë, Autorët.

Dhjetor 2010.

Kopertina®: Foto e Përkrenares Gj. Kastriotit Vienë, D. Gazulli 2007

Portret i At Gj. Fishtës, Grafikë nga F. Radovani, 2010.

JETA DHE VEPRA E

AT GJERGJ FISHTËS OFM.

ASHT PËRGJITHMONË:

MENDJA, ZEMRA DHE SHPIRTI I

POPULLIT SHQIPTAR !

5 Ai parashikoi...

Poeti ynë kombëtar asht i ndërgjegjshëm se:

Jo, jo! Për burra, që me gjak praruen

Namin e kombit e Lirinë ia sollën,

Atdheu kunora s’ ka. Për ta nuk gdhendet

Gur, as nuk ndizet qiri. Mbi vorr t’ tyne

Shpërthen rrushkulli e ferrmana, strukë ndër t’ cilat

Pret dhelpna e shqarthi...e shumta

As vorr nuk patën me u kondisë për s’ dekuni

Veç n’për t’ errshmet humnera e nëpër prroska

Kurmat e tyne shkapërderdhë përdhe,

Prej orlash edhe korbash t’ zez qenë shqye,

Shqiptarët, po, i kanë harrue...

Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botue në Tiranë në vitin 1985 nga Akademia e Shkencave e RPSSH, në faqe 270–271, shkruhet: “Fishta Gjergj (1871 – 1940). Shkrimtar dhe publicist reaksionar, përfaqësues kryesor i letërsisë klerikale-katolike.

Që në fund të shek. XIX mori pjesë gjallërisht në jetën politike dhe kulturore për të forcuar në të ndikimin e klerit katolik.

Në vitin 1913 e deri me 1938, me ndonjë ndërprerje të shkurtër, drejtoi revistën “Hylli i Dritës”, një nga tribunat ma aktive të reaksionit klerikal. Në shkrimet e tij publicistike luftoi me tërbim kundër ideve përparimtare. Me 7 prill 1939 përshëndeti pushtimin e vendit nga forcat fashiste italiane. Krijimtaria letrare e tij është shumë e gjerë dhe e larmishme; shkroi vjersha, poema dhe drama etj. Vepra e tij kryesore është poema Lahuta e Malëcisë (botuar e plotë më 1937) një pan