( Mbresa dhe kujtime ) 31 Janar 1999 Udhës porsa lamë nga pas qytetin e Pogradecit copëzat e dëborës qe binin mbi xhamat e makines dhe rrugën mbi të cilën ne udhëtonim nuk mundi që udhëtimin tonë ta ndalonte. Ndersa dallgët e liqenit përplaseshin buzë rërës dhe ulnin dallgët e tyre neper gurët në breg të liqenit. Mbas disa orësh mbrritëm në aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë Bora vazhdonte te binte me ngadalë ndërsa në pistën ku qëndronin aeroplanit degjohej zhurma e motorëve të tyre. Ndërsa unë me Liljanën dhe Endrin qe ishte 9-të vjeç morëm çantat që kishim marrë me vehte dhe u futëm në ambientet e aeroportit nga ku do të dëgjonim zhurmën e njerëzve si dhe të autopolanteve të vendosur në cepat e ambienteve brënda aeroportit. Gjithashtu me këtë zhurmë përziheshin edhe me belbëzimat e Kostës që ishte vetem 9-te muaj. Mbasi bëmë një orë e tridhjetë minuta udhëtim me linjën e “Al-Italia” mbrritëm në aeroportin e Milanit duke qëndruar edhe një natë në ambientet e aeroportit. Çdo gjë po shkonte mirë në udhëtimin që po bënim për te shkuar në një vënd të pa njohur në Amerikë Të nesërmen u nisëm dhe brënda ditës së sotme mbrritëm në Çikago te Amerikes dhe ulja e me ngadalëshme e aeroplanit na lehtësonte qe nëpërmjet dritareve të tyre të shikonim terenin që ishte I mbuluar me dëborë përveç ndërtesave të gjata qe ngriheshin në lartësitë e qiellit. Liljana mbante në krahë Kostën ndërsa unë me Endrin morëm çantat që kishim marrë me vehëte. Ashtu pak si të lodhur por edhe të gëzuar u drejtuam tek sporteli I emigracionit dhe paraqitëm dokumentat që kishim fituar llotarinë Amerikane te vitit 1998 -te. U prezantuam dhe biseduam atje me njerëz mikëpritës dhe patëm prej tyre një sherbim të kulturuar të personelit të emigracionit. Kur dolëm jashtë ambienteve të aeroportit bënte pakëz ftohtë dhe toka ishte e mbuluar me dëborë, veçse rrugët gjithëandej ishin të pastra. Tek dalja e aeroporit me priste një shoku tim Kastriot Marolli nga ku qëndruam këtë natë në shtëpinë e tij dhe të nesërmen u ngritëm herët dhe shkuam tek stacioni i autobuzit që të shpinte për në shtetin e Iowa-s Rrugët ishin të pastruara dhe dielli kishte marrë ngjyrën në të kuqërremtë dhe sapo kishte filluar të perëndonte. Afërdita Mato bashkë me Bill Burch ishin mbështetur diku pranë stacionit të autobuzit dhe na prisnin Ditët kalonin dhe ne u ambientuam me cdo gjë, falë ndihmës të pa kursyer te Chris dhe Kenton Coons, Bill dhe Sheron Burch në Centerville të Iowa-s si dhe njerëzve që jetonin në këtë qytet në jug-lindje të këtij shteti. Chris Coons interesohej çdo ditë për ecurinë tonë. Na ndihmoj të mësonim gjuhën Anglisht si dhe për të gjetur punë po në këtë qytet. Ajo jo vetëm me kaq por bashkë me të shkonim nëpër dyqanet e qytetit dhe na mësonte se cfare ushqime të blinim për Kostën si dhe për ne. -Ti Liljanë duhet të vazhdosh shkollën dhe Samiu të të ndihmoj për të rregulluar turnet e punës si dhe të kujdeset për Kostën dhe Endrin,- na thotë Chris. Ne e shikonim dhe dëgjonim me vëmëndje fjalët e saj gjë për të cilën në të ardhmen të kishim një persoektivë ashtu si të gjithë shqiptarët që vinin në Amerikë dhe sidomos ne këtë shtet ku ne prej 20-vjetësh jetojmë dhe punojmë. Kudo ku kemi shkuar dhe ku kemi punuar kemi pasur gjithmonë ndihmën e këtyre njerëzve që për ne hapën dritën jeshile dhe për tu futur sa më shpejt në jetën dhe kulturën Amerikane. Na hapën dyert kudo ku kemi shkuar si në Centerville ashtu dhe në Indianola te Iowa. Pranë na janë gjendur edhe miqtë tanë në Indianola si Muriel dhe Bob Griffin,Vickie dhe Bob Hale,Carolyn dhe Rod Earb,Gery dhe Dixie Ruble si dhe shumë e shumë amerikanë të tjerë të cilët me fjalêt e tyre na kanë bërë që cdo gjë ta kalojmë ashtu siç duhet Chris dhe Kenton Coons megjithëse janë pak larg prej nesh përsëri ndodhen pranë nesh për çfardo problemi që të kemi Gjithashtu mardheniet tona edhe me shoke e miq nga shqiperia si Hysen dhe Shpresa Hoxhalli,Filip dhe Elda Papa,Ilir dhe Anila Treska, Eduard dhe Aferdita Mato, Kozeta dhe Berti Kreka na kane bere qe te mblidhemi bashkë dhe te festojmë jo vetëm ngjarje të vëndit tonë por edhe të Amerikës. Kudo pranë nesh kemi pasur shokë dhe miq Amerikanë që herë pas here kemi shkëmbyer mendimet tona për probleme të ndryshme Dyer të hapura dhe me zemër gjërësi qofshin për të dyja palët si për ne dhe Amerikanët
top of page
bottom of page
Comments