top of page

20 PRILL 2020

  • Apr 25, 2020
  • 1 min read

Nuri Plaku

Nuri Plaku

20 PRILL 2020 Sot nëna ime Ra në gjum të thellë, të thellë Deri në perëndim. Unë e mbështolla me lamtumirë Dhe e vura të flejë Në shtratin e syve të mi. Sytë mu bënë dy liqej Të kaltër, të kaltër Mbushur me mjellma Që venin e vinin Nga jeta në vdekje Nga vdekja në jetë. Pastaj… se ç’ndodhi brenda meje Ende nuk e di...! Qielli u bë tokë Toka u bë qiell. E unë… Ndërrova perëndi.



3 Comments


Timo Merkuri: Ngushellime mik I nderuar per humbjen tuaj. Admiroj forcen me te cilen e kthyet ne art dhimbjen tuaj.

Like

Fatmir Terziu: Ngushëllime i dashur Nuri. Me këtë poezi ia keni lënë një përmendore të pavdekshme më të shtrenjtës, ikjes së më të ndjeshmes, më të dhimbshmes së kësaj jete. E kujtofshi mot e jetë.

Like

Albert Habazaj: Pastë dritë e paharrim, nëna, Nuro!

Sa fisnike e bardhë vjen me këtë përkushtim shpirti!

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page