top of page

1963-shi ‘mprehu’ kosën mbi fenë


1963-shi ‘mprehu’ kosën mbi fenë

Nga Fatmir Terziu



Vitin 1967 e mbajnë me dhimbje besimtarët shqiptarë në turfën e palcës. Ishte viti që zyrtarisht u ndaloi çdo “lidhje” fetare me Zotin. Ishte viti që shembi Kisha, Xhami e institucione të tjera fetare me një qëllim të besohej Partia e Punës e Shqipërisë. Faktet që njohim janë se më 1967 u ndaluan të gjitha llojet e besimeve në Shqipëri duke u mbyllur kishat, xhamitë, teqetë dhe shkollat fetare. Për 23 vjet Shqipëria qe i vetmi vend ateist në botë. Por ne kaq dimë. Dhe kaq na u tha, kaq mësuam. Si qëndron e vërteta? Një artikull i vitit 1963, që mban datën 23 Gusht, shkruar nga shkrimtari gjerman Rolf Breitenstein, duket se zbulon të vërtetën e panjohur rreth kësaj çmendurie allashqiptare nën komunizëm.

Autori i futur thellë në strukturat e fshehta të asaj kohe zbulon faktin se “Shqipëria ishte e dominuar dhe e detyruar nga ligjet e Kinës së Kuqe”. Jo vetëm kaq, që në atë muaj, pra në Gusht të vitit 1963 rezulton një premtin e fshehtë i komunistëve shqiptarë për të bërë Shqipërinë vendin e parë laik në Botë. Hulumtuesi, Rolf Breitenstein, thekson se kështu 1,625.000 shqiptarë, “bij të shqipes”, ashtu si ata e quajnë veten, të rrethuar nga malet e larta dhe detet Adriatik dhe Jon do të kenë vetëm një zot, dhe ai do të jetë partia e komunistëve”. Dhe ky “Zot” do ti ndihmojë ata në rrugën e “drejtë” për të shpëtuar nga armiqtë e tyre në kufi, ish-Jugosllavinë e Marshallit Broz Tito, shton autori.

Më tej ai thekson se edhe 28.000 të humburit guerilë të Luftës së Dytë Botërore, dhe ata që fiksojnë më shumë se 16 000 të vrarë nga armët e skuadrave të pushkatimit komunist dhe atyre që vdiqën në qelitë komuniste do të kenë vetëm një njeri mbi fatin e tyre “Enver Hoxhën”.

Dhe që të arrihej kjo duhej një parapërgatitje. Duheshin ngritur çmimet. Duhej shtuar varfëria. Duhej vështirësuar punësimi. Të gjitha ishin plane të diktuara nga “ligjet e Kinës së Kuqe”, ku teoria “fshati rrethon qytetin” duhej ti shërvbente kultit monist.

“Ajo që duhej të niste ishte në Shkodër, ku “Xhamija e Plumbit” duhej të kthehej në destinacion tjetër dhe Kisha Orthodokse shqiptare në Tiranë së bashku me rezidencën e Zogut duhej të kthehej në një “Pub” ku të pihej raki kumbulle”. Planet e ligjet e Kinës së Kuqe i ka shkruar me kohë autori, dhe i ka bërë të ditur në Perëndim, por tek ne ndoshta kanë qenë absurde dhe të ndaluara, ndoshta dhe koha tjetër nuk u lodh për ti zbuluar. Sidoqoftë, edhe ata pak katolikë që shkonin në Kishën Katolike në Tiranë, tregohet se “ishin nën një survejim që në atë muaj të vitit 1963”. Madhe njëri nga të intervistuarit në fshehtësi detyrohet të thotë: “fëmijët e mi dhe unë nuk besojmë më në Zot”, kështu na thuhet se duhet të besojmë tek Partia. Ajo do të na pagëzojë.

Duhet theksuar se askush nga gazetarët e huaj nuk ishin lejuar të shkonin atëherë në Shqipëri. I vetmi ishte Rolf Breitenstein, që ishte korrespodent diplomatik i UPI (United Press International). Rolf Breitenstein, kishte një lidhje të fshehtë me Tiranën dhe ai arriti të zbulojë dhe të fshehtat e saj me një lidhje dhe atë diktat kinez, që solli çmendurinë më të madhe të kohërave. Autori e citon edhe tek libri i tij “Kush mund të kuptojë ndonjë gjë?”.

Rolf Breitenstein, menjëherë mori masat e duhura duke informuar Perëndimin, por “çmenduria” e asaj kohe nuk u morr seriozisht. Më pas ajo u pa se ishte absurditet, por ishte tepër vonë. Ndëshkimi me jetën e intelektualëve të besimit vazhdoi menjëherë dhe gjatë. në kohën kur ai ishte i njohur dhe i besuar në Perëndim, sidomos në Londër dhe Nju Jork, gjërat kishin “peshë” ndikuese në marrëdhëniet me Shqipërinë. Ai ishte mjaft i zoti të bënte të pamundurën e mundshme. Kështu ai mbeti enigmatik në lidhjen me faktorët shqiptarë, por enigma e tij ka lënë mjaft gjëra të panjohura më parë.

Rolf Breitenstein lindi në vitin 1932 në Kassel. Ai është një shkrimtar gjerman, një ekonomist i diplomuar dhe “ghostëriter”. Breitenstein ka mbaruar shkollën e mesme në RG Kölnische Straße. Në “Kassel Post”, ai përfundoi një stazh dhe ishte përgjegjës për agjencinë e lajmeve “United Press International” në në Frankfurt / M. dhe Washington D.C. dhe ka punuar për Rundschau Frankfurter në Londër dhe Bon. Ai ka punuar për Shërbimin e Jashtëm në Londër, Varshavë, Romë, Nju Delhi dhe Lisbonë, në Kancelarinë Helmut Schmidt dhe atë të stafit të planifikimit Hans-Dietrich Gensher-së. Ai më vonë u bë një punonjës i HNA, të WDR dhe media të tjera.


6 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page