top of page

18-vjet pa ty


18-vjet pa ty

    In memoriam, FREDERIK RRESHPJA  * 

                        (poezi)

 

1. Ikja e POETIT

     "...po shkoj të gozhdohem në kryqin tim" **

Si një SHENJT që del nga BIBLA,

Papritur,u nise në amshim!

Unë atëherë isha në FLORIDA

Por dhëmbi shumë shpirti  im.

 

Ti ike si një dre i plagosur

I sakatosur nga jeta

Vuajtje dhe privimet të pasosur

Jeta e ligë si"njerka".

 

Ti ishe si një shi i butë maji

Që nuk dëmton dhe një lule të brishtë

Dhe nuk e kam fare kollaj

Të ndalë lotin dhimbshurisht.

 

Iku pëllumbi  i bardhë që gugiste paqësisht

Po ç'kumte la në ato çaste?

La mesazhin e madh të dashurisë

Për njerëzillëk dhe paqe.

 

Të gjitha pushtetet ia shtuan rrudhat e ballit

Ai rebelohej  dhe nuk lëpinte jargët e pushtetit

Jetoj në zgrip dhe iku në pikë të hallit

Turp për  shtetin dhe lavdi për Poetin.

 

*ka vdekur më 17 shkurt 2006.

** në thonjëza vargje të Poetit.

 

2. Kur varrosej Poeti

  "Po s'të deshi "vjehrra",

   Të do lala vet"

                Popullore

 

Asnjë nga shtetarët tek varri i POETIT

Nuk ka kund turp më të madh

Se POETI i bënte opozitë pushtetit

Ndaj anatemoj pushtetin me timin varg.

 

Mu tek porta e MINITRISË së KULTURËS

Këtë ditë duhej lidhur një shiritë i zi

SE POETI për vargje provoi prangat e diktaturës

Të njëjta "pranga" dhe në demokraci!

 

Por atë që nuk bëri shteti,e bën miqtë

Që kudo që ishin,shkuan në Shkodër

Është e gjatë shumë ajo listë

Për t'i thënë ministrit të çkulturës

Që je krejt mediokër.

 

Atje qe MOIKOM ZEQO e SHPËTIM KELMENDi

Atje RIZA LAHI e MYFTAR GJANA

SKËNDER DRINI dhe ALFRED ÇAPALIKU

ARBEN BLLACI e HASAN LEKA

Atje dhe BEDRIU I ZENEL  ISLAMIT

Dhe fisniket,FATIME KULLI e LEDIA DUSHI

MARK SIMONI me të tjerë nga LEZHA

Dhe...

Po ku ka "varrim" më madhështor, se...

Drejt vorrezave ku prehën katolikët,në Rmajë.

Bashkë me miqtë,erdhën:

"Luanët e fëmijërisë që pinë ujë tek pusi i vjetër" *

Dhe që nga PERSIA mbrriti SAADIU me një turban vese mbi krye"

*vargje të poetit

** Të më falin për listën që mund të jetë dhe më e gjatë.

 

3. Pse inatin e kam mbi hundë?  *

JU lutem lexoni ç'ka ndodhur

"... do bëhet një koncert-homazh.nën nismën  e minisrit të kulturës.për IBRAHIM KODRËN,KELË KODHELIN e VATH KORESHIN që ndërruan jetë në shkurt 2006."

               Nga shtypi

Dikush mungon në këtë koncert-homazh

Si Lipe  Shtogu është lënë pas listës!!!  **

Nuk kam si e përtyp(nuk gjej dot llaf)

Ka lënë pas listës,PRINCIN e LIRIKËS!***

 

Si mund të harrohet një LIRIK I BUKUR

Që një pjesë të jetës e kaloi me pranga?

Jam krejt i kthiellët dhe aspak i turbull

Kjo "harresë"e qëllimshme e ka mesazhin prapa.

 

Se FREDERIK RRESHPJA gjithonë ka qenë opozitar

Rebelohej gjithmonë kundër pushtetit

Veç një ministër me mendësi mesjetar

I vë mëkëmbëse lavdisë së POETIT.

 

Ndaj mua inati më rri mbi hundë

Dhe bërtas:"Qeveri dhe ministër turpin ta hani me bukë!"

 

* ka ndodhur më 28 shkurt 2006

** peronazh i i krijuar nga i madhi Pëllumb Kulla me estradën e Fierit

*** unë FREDERIK RRESHPJEN e quaj PRINC të LIRIKËS SHQIPTARE(Mbret quaj LASGUSHIN).

*** janë shkruar në FLORIDA në shkurt 2006 dhe kam bërë ndonjë ndërhyrje të vogël sot.

                                   Tiranë,16 shkurt 2024

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page