top of page

15-vjet pa ty


FREDERIK RRESHPJA

15-vjet pa ty

In memoriam,FREDERIK RRESHPJA *

(elegji)


Nga Përparim Hysi


1. 15- vjet pa ty U bënë plot 15-vjet që"pushon" në RMAJË Dil prej atij"burgu të errët" Hudhi "këpucët e reja", Se"këpucë të reja,u veshin vetëm të vdekurve" Dhe ti je më i gjallë,ndër të gjallë! Hajde "se kanë ardhur Luanët e fëmijërisë dhe duan Të pijnë ujë tek pusi i vjetër"


Hajde se"asht tuj prit Dhe SAADIU me një turban vesë mbi krye" Dhe, kur të vish, mos m'u brengos Nëse nuk e gjen, as SKËNDER DRININ As RIZA LAHIN

Dhe as MOIKOMIN që e kishe Si binjakët siamezë.


15-vjet, besa nuk janë pak E,ne, na ka marrë malli Ku ta gjejmë tash atë varg Askush tjetër si ti së gjalli.

16 shkurt 2021 * ka ndërruar jetë më 17 shkurt 2006 ** vargjet në thonjëza janë të Poetit. *** emrat e lakuar miq të Poeti dhe,indjeri MOIKOM ZEQO,pothuaj vëlla me të.


2.Iku POETI Frederik Rreshpjes Dhe iku POETI nga kjo botë e nëmur POETI kaloi një jetë në zgripë Diktatura,por dhe tash pushteti e kanë nëpërkëmbur Paqe për POETIN! Pushtetarëve t'ju bjerë një pikë.


Iku shpirti i bardhë si pëllumbi Por ç'përtypnin buzët e tij në ato çaste? I dhimbshëm dhe mizor qe fundi Për PRINCIN E LIRIKËS SHQIPTARE. Lirika e tij, e mbushur me mesazhe Që kjo botë të bëhet më e bukur E mbushi POETI një magje Dhe prapë i braktisur,i humbur.


Shteti ia shtoi rrudhat e ballit Dhe jeta e POETIT u sakatua Katandisi POETI në pikë të hallit Se dhe pushteti demokratik si njerkë u tregua.


Iku POETI dhe pas la një zbrastësirë të madhe Braktisja e POETIT nga shteti është turp FREDERIK RRESHPJA është PRINCI I LIRIKËS SHQIPTARE SHTET! Tash turpin haje me bukë.


FLORIDA,18 shkurt 2006


3.Turp!!! Tek varri i FREDERIK RRESHPJES

Asnjë nga shtetarët tek varri i POETIT Ajme! Sa turp që është! Sa turp! Braktisja e POETIT është marre për shtetin Shtet! Tash haje turpin me bukë. Është turp për ty,zoti kryeministër Që je i apasionuar pas letërsisë Dy herë turp për ty i"çkulturës" ministër Që mu mbi portë duhet të varje flamurin gjysmë shtizë! Që të dyve u shkul nga një vesh Dhe u kam lënë me "provim në vjeshtë".


FLORIDA,18 shkurt 2006


4. Një homazh që më indinjoi " Me nismën e ministrit të kulturës do bëhet një koncert-homazh

për IBRAHIM KODRËN,KELË KODHELIN dhe VATH KORESHIN" Nga shtypi i kohës Dikush,qëllimisht, mungoi në këtë koncert-homazh Si LIPE SHTOGU i estradës së FIERIT,u la jashtë listës, Ka prapavijë dhe përcjell një mesazh Sa ministrin e çkulturës e nxjerr pa kokrrën e kripës. Se duket akoma" nuk e ka marrë vesh" Që bashkë me këta iku dhe POETI FREDERIK RRESHPJA?!!! Dhe nuk ke se si nuk bëhesh me stres Dhe,sa për vete, nuk më rri mirë festja. Po si mund të harrohet liriku aq i bukur Që vjete të tëra qe i prangosur në qeli? Mënjanimi i qëllimshëm flet pa u lëkundur U mënjanua se nuk militoi në tuajën parti. Kjo ndodhi se RRESHPJA qe opozitar Ju fytyrën nxitë dhe balli i POETIT mbeti i bardhë.


FLORIDA, 28 shkurt 2006 Trianë,16 shkurt 2021

41 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page