Sot mbushen 132 vjet nga lindja e Anton Harapit , një elitë e mohuar


Vilhelme Vrana Haxhiraj

Vilhelme Vrana Haxhiraj


Sot mbushen 132 vjet nga lindja e Anton Harapit , një elitë e mohuar


Pater Anton Harapi,ishte frat françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar.

Shkëputur nga libri im,“ Elitat e Mohura..., Krenari Kombëtare”,(f.72-77)

Vilhelme Vrana Haxhiraj

A e dini pse çdo ndêrtese i vihen temelet n’dhé? Edhe pse n’vàrr, ne hijshëm duhet t’jemi gurt' e temelit t’njiasaj bînaje t’cillin sot e quejm Shqypni!)A.Harapi.

Anton Harapi,  lindi në Shkodër, më 5 janar, 1888 dhe vdiq në Tiranë, më,  20 shkurt, 1946, n

Lindi në Shirokë, lokalitet afër liqenit, më 5 janar 1888. Prindërit e tij janë i biri i Lorosdhe i Çile Koliqit. Qysh në moshë të re bashkë me të vëllanë, Markun, qenë të thirrur nga rruga e kishtarisë. Hyri në kolegjin e jezuitëve, ku kreu mësimet fillore dhe u largua duke lënë aty të vëllanë. Antoni, vazhdoi vitet e para të shkollës së mesme në kolegjin e françeskanëve. Rezultatet e larta në shkollë bën të mundur që të vazhdojë klasat e tjera të gjimnazit në Salzburg, e më pasSchwaz e VillachTirolitnë Austri. Kurse studimet teologjike i kreu në Romë. Lidhur me formimin e tij si personalitet i kulturës, Dom K.Prennushi, jep këto vlerësime:



“...Anton Harapi ( Gaspri), dallohet për mendje dialektike, që shkruan kryeartikuj, ndër të cilët disa janë kryvepra. Dija e thellë, arsyetimi i qartë, analiza të hollësishme, stili i mirëmenduar, që e dallojnë atë në të gjitha shkrimet e tij. Mund të jetë i thatë, i ftohtë, por ai është i drejtë e i pafajshëm”.

Pasi kthehet në atdhe më 1910, shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e caktuara të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913, kur Shkodra ishte rrethuar nga trupat malazese e serbe, iu përkushtua shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë, Anton Harapi, kërkohej nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit L.von Berthold dhe Ismail Qemal bej Vlorës. Por në mungesë të tij, morën si vëllanë françeskan, P. David Pepën.Më 1916 kur në Dukagjin ra kolera, P. Antoni vajti si shërbëtor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar drejtpërdrejt nga ana profilaksike kundër kolerës. Dy vitet e fundit të Luftës së Parë Botërore e gjetën famullitar në Grudë të Malcísë së Madhe. Organizon menjëherë tri bajrakët Hot, Grudë e Triepsh, të cilët i mblodhi me parinë e Shkodrës. Synimi i tij ishte që t'i dorëzonin komandantit francez në Shkodër, memorandumin e përgatitur nga ai vet në vitin 1918. Në bashkëpunim me L.Gurakuqin  dheAt Gjergj Fishtën, harton peticionin e nënshkruar nga paria e 200 përfaqësuesve të tri bajrakëve të lartpërmendur. Ky peticion i drejtohej  Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të Jashtëmtë ShBA-së,  Anglisë