12 VJET PAVARËSI E KOSOVËS - 20 VJET KOSOVA E LIRË


Hysen Dizdari

12 VJET PAVARËSI E KOSOVËS - 20 VJET KOSOVA E LIRË

FALIMENDERIT !

THANK YOU ! SHBA DHE BRITANI E MADHE

---------------------------------------------------------------------------------------

Nga: HYSEN S.DIZDARI-Studjues i Filatelisë

----------------------------------------------------------------------------------------


Kosova historikisht ka qënë ka dhe mbetet djepi i shqiptarizmit dhe i Rilindjes Kombëtare Shqiptare,por dhe faktori themelore i krijimit të shtetit të sotëm shqiptare dhe i fitores së pamvarsisë me 28 nëntor 1912 në Vlorë.Historia nuk mund të harrohet se shqiptarët e Kosovës kanë derdhur gjakun e tyre në shekuj për të mbrojtur lirin dhe pamvarsin e Kombit Shqiptare.Prandaj dhe çlirimi i Kosovës ,me ndrehyrjen ushtarake të Natos ,me 12 qershor 1999 dhe shpallja e pamvarsisë me 17 shkurt 2008 janë dy ngjarje me rëndësi të madhe historike për Kosovën dhe të gjithë Kombin Shqiptarë .


Për të nderuar alealtët tanë në çlirimin e Kosovës , Posta e Kosovës emetoi një emision me pesë pulla postare kushtuar udhëheqsve të shteteve demokratike aleate ,miqve të mëdhenj të popullit shqiptar, Presidentit të SHBA, Bill Clinton, dy Sekretareve të Shtetit, zonjës Madeleine Albright dhe Hillary Clinton, Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, si dhe Komandantit Suprem të NATO-së, gjeneralit Wesly Clark në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Këto personalitete botërore kanë meritën e madhe sepse përkrahën luftës e drejtë të popullit Kosovës, dhe morën vendimin për fillimin e bombardimeve të NATO-së,me 24 mars 1999 ndaj ushtrisë pushtuese ish jugosllave, dhe arritën të shpëtojnë popullin shqiptar të Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi sllav shekullore.

Me datën 10 qershor 1999 trupat e NATO-së hynë në Kosovë ,të cilat pas 78 ditë bombardime ajrore me datën 12 qershor 1999 arritën të çlirojne tërsisht territorin e Kosovës.


17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë sëKosovës,ku Kosova shpallet si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

Posta e Kosovës ,për të kujtuar,datën 12 qershor 2019 emetoje një emision me pulla kushtuar kësaj date me titullë ,,20 Vjet Liri,,

Ky emision përmban pesë pulla postare me vlera të njëjta monetare si më poshtë:

Pulla e parë me vlerë 2 euro paraqet një portret të Presidentit SHBA, Bill Klinton i cili është dhe ideatori dhe arkitekti i pamvarsise Kosovës.

Me rastin e fillimit të sulmit të NATO-së, Presidenti amerikan Bill Clinton në një fjalim drejtuar popullit amerikan argumentoi shkaqet e ndërhyrjes së NATO-së:

“Arsyet që ne sulmuam Serbinë janë: humanitare, të perspektivës dhe strategjike….”

Pulla e dyte me vlere 2 euro,paraqet një portret të Kryeministrit Britanis Madhe Tony Blair ,i cili mbeshteti pa rezerva ,Presidentin Clinton dhe bombardimet e Natos në Kosove duke dhënë nj kontribut madhor në arrtjen e pamvarsisë Kosovës. Kryeministri, Tony Blair i bëri të njohur po atë mbrëmje kombit të tij arsyet e ndërhyrjes së NATO-së ku theksoi:

“ Bota e qytetëruar nuk mund të lejojë akte të tilla dhune dhe agresioni në zemër të Evropë….”


Pulla e tretë me vlerë 2euro paraqet një portret të ish Sekertares Shtetit të SHBA ,Znj. Madeleine Albright e cila ka meritën e madhe me punën e saj diplomatike dhe aftesitë e saj profesjonale arriti të bindi Presidentin Klinton për çeshtjen e drejtë të domosdoshmërisë të ndërhyrjes armatosur për çlirimin e Kosovës.

Pulla e katërt me vlerë 2 euro,paraqet një potret të Gjeneralit Natos Ëesli Clark cili me guxim dhe trimëri ,zbatoi me mjeshtëri parimet taktike dhe strategjike të artin ushtarak në kushte e reja të luftës,duke arritur fitoren dhe çlirimin e Kosovës vetem me bombardime ajrore pa futur në luftim forcat toksore dhe me humbje minimale në forca dhe mjete luftarake.

Pulla e pestë me vlerë 2 euro paraqet një portret të ish Sekertares Shtetit të SHBA ,Znj.Hillary Clinton ,ish-Sekretare e Shtetit ,senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001. Nga viti 2009 deri në vitin 2013, ajo ishte sekretarja e 67-të e SHBA.Zonja Clinton është e njohur dhe admiruar në gjithë botën për mbeshtetjen e saj në mbrojtje e të drejtave dhe lirive të njeriut .Kontributi i saj qëndron në mbeshtetjen që ajo i dha Kosovës gjatë vitit 1999 dhe sidomos si Sekertare e Shtetit gjatë viteve 2009-2013 ,në ngritjen dhe konsolidimin e shtetit të ri të Kosovës.

Mirënjohje dhe falenderime të përjetshme këtyre përsonaliteteve dhe veçanarisht për SHBA dhe Britanis Madhe për ndihmen e tyre në çlirimin dhe fitoren e pamvarsis të Kosovës.

Gëzuar ditën e pamvarsisë Kosovë dhe shqiptarë kudo në botë.

Tiranë me 17.02.2020



18 views

Shkrimet e fundit