top of page

110 vjet


110 vjet

Astrit Lulushi


Shqipëria është e vogël. Jo për shumë kohë. Diaspora kudo në botë do t’ia arrijë e do t’ia kalojë në numër. Vendi po zbrazet, shqiptarët po përçudnohen, detyrohen, shtyhen të dalin nga kufijtë. Si dikur, para 30 vjetësh, kur diktatura ra, dhe atyre u doli frika.

Por deri nga fundi i këtij shekulli, ndoshta, të gjithë do të kenë gjetur ndonjë cep të botës dhe me kokë në duar do të qajnë për vendin që ata ose prindërit lanë; njerëz të tjerë të huaj do të vërshojnë. S’ka njeri në botë që i thotë këto për vendin e tij dhe nuk i dridhet zemra.

A është Shqipëria e jona?

Gjithë kohën në shekuj kemi qenë të varur. Vetëm kur fqinjët dolën më vete, në fund fare, paria shpalli pavarësinė, megjithëse titujt, gradat, tokat a pronat i mbajti të trashëguara nga ish-pushtuesi. Dhe kjo krijesë mori rrugën - me emër e njerëz të shpërfytyruar. Mos mendoni se po bëhet, edhe pse ka 110 vjet që paria thotë se është bërë ose do të bëhet.

 
 
 

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page