Sekondi!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 27, 2022
- 1 min read

Sekondi!
Të gjithë interesohen për të ditur hiçgjënë e sekondës
Ku prej një hedhje të gurit në ajër vriten një milion veshë
Për të dëgjuar asgjënë në mes një tabuje ku ka zënë një re!
Në një sekondë u tha në një poezi se u shëmb bota ndërkëmbë
Dhe për këtë, kjo botë po rtokulliset kokë e këmbë
Nëpërmjet mesazheve, e poezive të shkruara ane-kënd
Që nga më i vogli e deri tek 86 - vjeçari për të marr vesh se qysh e si e sakënd!
Një sekond alarmoi botën tej oqeanit e deri në lumin çerkez
E mbi të gjitha sekondi i hëngri veshln gomarit e s’u gjënd
E ndërsa qarkullojnë llafet si pa qeder e nder nuk gjejnë,as derman jo e jo, për dreq!
E le të themi se kjo sekondë erdhi nga një fjalë e imja e që askush nuk e merr vesh se si e thash e se si e bitisa
E ndërsa shkruaja poezinë isha e frymëzuar nga një tjetër poezi
sa dhe emrin do e thesha, por s’ka rëndësi!
E nuk e di se si ta vërtisë vargun këtej e tutje për t’i gjetur fundin
E sekondit , sekondi nuk i dilet, pa një dy, tre të tjera kurdisje
Për t’u bërë prapë një poezi e dhimbshme a ku di unë
Që një milion vesh të bëhen dy!
E mos më shumë e as me dhunë!
Teuta Osmani
Amerikë. 2022
Comments