Pritje
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 21, 2019
- 1 min read

Valbona Bozgo Musai
Të prita siç pret kristal i borës rrezen. Siç thuret pyllit një shall vjeshte. Si tokë e tharë shiun e ëndërrt. Shurdhërisë dëgjoj veç heshtje.
Zvargesh shpirt si pritje e ndryshkur. Ndrydhesh thellë qelisë së nxirë. Dritë e hënës breron lehtas. Ndërmend më sjell një kohë të dlirë.

Komentar