Me më shumë mall
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 18, 2023
- 1 min read

Me më shumë mall
Nga Fatmir Terziu
Po ngrej një dolli
me fotografinë para syve
që ha dhe pi
si një iluzion ikën dielli deh kreshtat
dritaret tërheqin litarë të ngrirë
ka zbritur qielli në sy
sa miliona vite mbushin një gotë të tillë
nuk jam kurë duarbosh
zbraz sytë që shiun kanë pirë
vargu më josh,
të lutem, më pëshpërit,
më hidh një sy sa herë që të më kujtosh
të na bëjnë statujë dhe ngjarje mos prit
me ndjenjën e tufës
me madhështinë për t'u dehur përditë
a ia kemi gjetur thelbin kurës?!
Ata kanë nevojë për ne, si ajri i natës
nëse nuk dashurohemi, bëhemi zjarr
pëshpëriti vargu, ndërsa shiu
na binte si dallgë,
e ne si veriu
një ditë ikëm shumë larg
në një hapësirë tjetër ku poezia dhe njeriu
jetojnë dhe vdesin me më shumë mall…
Коментарі