MBËSHTETJA TE SUPET

Vullnet Mato

MBËSHTETJA TE SUPET

Malet - grumbuj dhera e shkëmbinj në lartësi,
 
kanë mbetur kurdoherë të rreptë e krenar,
 
se, me supet ngjeshur te njëri-tjetri në lashtësi,
 
kanë gjetur mbështetjen për të mos shkarë.

Po të humbnin këtë lidhje të madhe, të pandarë,
 
që i bën të qëndrueshëm përballë tërmetit,
 
malet do të ishin rrokullisur në mijëravjeçarë,
 
mbi rrënimin e tyre do jehonte krenaria e detit.

Duke imituar lidhjen e ndërsjellë të maleve,
 
shqiptari ka mbështetur supe brezash trashëgim,
 
me bashkim armësh, t’u mbijetonte halleve,
 
për të shpëtuar, pa u rrokullisur në asimilim.

Së fundi në disa qytete u shembën qindra shtëpi,
 
por duke bashkuar supet fort, me njëri-tjetrin,
 
dhe të mbështetur te supet, nga Evropa në Azi,
 
shqiptarët gjetën forcë, për të sfiduar tërmetin...

#Vullnet #Mato

    130
    1