MALI NË KOKRRIZËN E RËRËS

Vullnet Mato


 

 
Kokrriza e rërës, gjatë mijëvjeçarëve të parë,
 
ishte mal i thepisur, me shpate shkëmbore.
 
Në brigjet e tij, zgjohej mbrëmjeve Ylli Polar,
 
gurgullonin përrenjtë, nëpër shtretër dëbore.
 

 
Në kokrrizën e rërës, lulëzonin pranverat çdo vit,
 
bletët e lashta, mbushnin guvat me nektar,
 
njerëzit e egër lëpinin, mjaltin parahistorik
 
dhe shalonin dinozaurët, mbi shpinat pa samar.
 

 
Mbi kokrrizën e rërës, luanët, tigrat këmbëshpejtë,
 
ndiqnin antilopat e drerët, me brirë të degëzuar.
 
mishngrënësit shpellarë , gjuanin derra me shigjetë,
 
derisa i ngrinë akullnajat dhe vullkanet i fosilizuan.
 

 
Malin e gërryen erozionet, tërmetet nëpër kohëra,
 
rrokullisën shkëmbinjtë tatëpjetave, pak nga pak,
 
derisa e shkërmoqën, në thërrime rëre të vogla,
 
që i shkelën me këmbë, miliona njerëz më pas.
 

 

Kësisoj dhe njeriu në fillesë, mund jetë energjik,

në pamjen fizike, të ketë hijen e malit në këmbë,

por kur mbetet pa veprimtari shoqërore, parazit,

shpërfillet në opinion e i zbehet, pamja hijerëndë;

Me kalimin e kohës, bëhet kokrrizë harrese e rërës,
 
duke u rrokullisur, nëpër greminat e fjalëve të kota...
 
Ndryshe ndodh, kur kokrriza e vezores, së nënës,
 
bëhet mal madhështor, në kujtesën që ruan bota...

    140
    0