Magjia e Detit
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 30, 2022
- 1 min read

Magjia e Detit
Nga Fatmir Terziu
Dashuria ime e parë, zemra ime e parë që rrahu ndryshe.
Ajo ishte e bukur në çdo aspekt
dhe madhështore në çdo vend.
Nuk ia kam ndjerë kurrë trupin përpara se të pikturoja detin.
Nuk ia kam ndjerë kurrë sytë përpara se të ndjeja fytyrën.
Kurrë nuk i kam ndjerë madhështinë para se të ndjeja krahët,
i ndjeja të vareshin në shpinë
dallgët sikur po praktikonin ngjyrën,
ishte ndonjë enigmë, apo po pozonte profil?
Dhe e doja aq shumë!
E pikturoja me zemër në hell,
me një ekuipazh stërkalash digjesha errësirës në gjumë,
ku unë isha kapiten.
Me ekuipazhin e ujtë
brodhëm, lebetitëm, kënduam, hëngrëm
e zhbëmë imazhin.
Dhe ne i bëmë të gjitha,
sepse çdo gjë që qëndronte në barkën time, e dinte trendin
me të zbardhej dhe ngrysej dita.
Oh nuk e shkundnim dot magjinë e detit,
as edhe një grimë.
Çdo ndjesi në barkën time, kthehej hajdut prej sikletit.
Ajo ishte nimfë.
Një lirikë thellësisht e ndjerë për Dashurinë e Parë. Më mbetën në mendje veçanërisht vargjet: "E pikturaja me zemër në hell, /me një ekuipazh stërkalash digjesha errësirës në gjumë, /ku unë isha kapiten."/