FRYN NJË ERË

FRYN NJË ERË

Nga Ferit Rama

Fryn një erë, ah, fryn një erë,
 
ta rrëmben shaminë e verdhë,
 
lot me flokët krelë - krelë.

Ra një shi, ah, ra një shi,
 
seç t'i lagu gushë e gji,
 
vetullën dhe synë e zi.

Erë e shi, moj, isha vetë,
 
zbrita si petrit me fletë,
 
të rrëmbeva tatëpjetë.

Shkrep një rreze pas një reje,
 
përmbi lule kadifeje,
 
dalin zogjtë prej foleje.

Diell e rreze - unë eti,
 
zogj e mall, e dashuri,
 
që më s' kthehen kurrësesi.

( Nga libri " Zogjtë e vendlindjes" , 2001 )

    120
    0