top of page

Zymer Kodra: U KTHEVA…MË I QETË

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Zymer Kodra: U KTHEVA…MË I QETË

 

U ktheva prapë, me zemër më të qetë,

mirë se ju gjeta, në këtë zhurmë të vjetër;

një muaj më mbajti larg çdo fjale të lehtë,

dhe më mësoi me e peshu çdo hap më tepër.

 

Nuk ishte dosido ky udhëtim i heshtur,

ishte kthim te vetja, pa zë e pa ngut;

e lashë botën që flet pa u ndalë një çast,

dhe gjeta qetësinë që s’blihet me asnjë valutë.

 

Sot u ktheva prapë, por jo si më parë,

me një dritë që s’dua me e humb në përditshmëri;

mirë ardhsh Bajram, në çdo zemër shqiptare,

me paqe, me shëndet e me dashuri.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page