Vullnet Mato: TEMPULLI I FJALËVE HYJNORE
- Feb 28
- 1 min read

Ndej përbrenda vetes, Papën e Romës,
në Vatikanin poetik, që kam mbi kërbishte
në Mekën e kokës, kryemyftiun e botës,
ku djallin e së keqes, qëlloj me gurishte;
Ndjej gjithashtu kryegjyshin e bektashinjve,
me tyrben e çallmës, mbuluar me shall jeshil.
Mbaj palosur vargjet e Nimit të frashërllinjve,
bektashiut, që i këndoi zemra, porsi bilbil.
Me to, predikoj artin e fjalëve hyjnore
dhe ftoj të gjallët, të vijnë të falen tek unë,
të zbardhin shpirtin, nga mëkatet jetësore,
që t’u prijë mbarësia ,në shëndet e në punë...
Nuk jam shenjtor, as magjistar iluzionist,
por dua me fjalë hyjnore, të bind çdo njeri,
se idetë, mataforat dhe rimat e poezisë,
predikojnë ndër shpirtra, paqe dhe qetësi;
Largojnë nga mendja, trishtimin, hakmarrjet,
që i vijnë trurit, si dallgë të padukshme ligësie,
nga zënkat dhe politikat, që nxitin përçarjet,
me megafonët shurdhues të mediave të tyre.
Unë bëj, të puthen fort , miqtë dhe mikeshat,
të falen sa më shpesh, në tempullin poetik,
duke mërmëritur heshtur, vargje nga vjershat,
për të fjetur çdo natë, si në shtratin kozmik!...








Comments