Vaso Papaj: Dëgjomë!
- Mar 7
- 1 min read

Dëgjomë!
Një jetë së bashku ishim, pa tamburë
Dhe që të rinj, e hodhën poshtë çdo mur.
Fjalëbrishta ti, flokëbardhi unë,
po s’u përkulëm kurrë.
Dëgjomë!
Ti gjete princ dhe unë gjeta princeshë.
Dhe mbeti zemra e hapur midis nesh
Me atë që s’fjeti kurrë pa ëndrrën,
më të madhen shpresë.
Dëgjomë!
Heshtjet e mia nuk qenë kurrë tradhëti,
Se unë përherë tek sytë e tu gjeta qetësi.
E virtyteve të tua iu ngjita të gjitha herët
të miat mangësi.
Plot jetë e dashuri, u gjendëm unë dhe ti
Dhe nuk u ndamë, sido: përpjetë a tatëpjetë.
Si net të bardha, si ditë të zeza, mbetëm të njejtë.
Miq të qiellit qemë, dhe sollëm prej andej
dy yje të vërtetë.








Comments